Mes miqsh
– Ah, mbrëmë, një mushkonjë nuk më la të flija gjithë natën…
– Të pickoi?
– Jo, jo… gërhiste!
Profesori
Një profesor e kishte zakon të përdorte një fjalor shumë vulgar gjatë leksioneve. Një ditë, vajzat që ndiqnin kursin, të acaruara, ranë dakord të dilnin të gjitha nga auditori, sapo ai të thoshte fjalën e parë të ndyrë. Djemtë, ama, që e morën vesh, vendosën t’ia tregonin këtë profesorit, që ai të ishte i përgatitur. Të nesërmen, profesori u fut në auditor, duke thënë:
– Pashë atje jashtë një elefant, që e kishte penisin shumë të madh!
Menjëherë, siç kishin rënë dakord, vajzat u ngritën dhe u nisën të dilnin jashtë, por ai u zuri derën dhe iu drejtua:
– Qetësohuni vajza! Nuk e zini dot… ka ikur tashmë!
Kompromisi
– Gjyshi, gjyshi, çfarë është kompromisi?
– Të keqen gjyshi, kur për pushime, mami dëshiron të shkojë në det, kurse babi në mal, kompromis do të thotë të shkosh në det, ama, babi mund t’i marrë skitë me vete!
Ai dhe ajo
Ai: – A mund të të thërras Eva, që tani e tutje?
Ajo: – E përse do të më thërrasësh kështu?
Ai: – Sepse ti ishe e para për mua!
Ajo: – Vërtet? Po unë, mund të të quaj Pezho (Peugeot)?
Ai: – E përse?
Ajo: – Sepse për mua, ti ishe i 206-i!