Policët dhe helikopteri
Dy policë mbeten pa gojë duke parë një helikopter që ka ndaluar në ajër, pikërisht mbi komisariatin e tyre. Në një moment, vjen komandanti.
– Ç’dreqin bëni një orë me kokën përpjetë?
– Epo… komandant… na shqetësoi prania e helikopterit. Ka një gjysëm ore që qëndron në ajër e nuk bën as para, as pas…
– O Zot, ç’më ka gjetur mua me këta! – acarohet komandanti. – Po as kaq gjë nuk arrini ta kuptoni? I është mbaruar karburanti, o budallenj!
Në çift
Ajo: – I dashur, ne grindemi kot së koti… jemi vërtet dy shigjetarë me brirë!
Ai: – E dashur, shigjetarët nuk kanë brirë…
Ajo: – Mos u shqetëso, shpirt… Këtë ma lër mua në dorë…
Mes miqsh
– Ah, mbrëmë, një mushkonjë nuk më la të flija gjithë natën…
– Të pickoi?
– Jo, jo… gërhiste!