Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Vazhdoj të vuaj për të
Shtatzanitë misterioze të vajzave të virgjëra
Mahidevrani lihet në mjerim

Shtatzanitë misterioze të vajzave të virgjëra

Jo, ju nuk e keni lexuar gabim tiullin e mësipërm: Një e re amerikane në 200 deklaron se ka mbetur shtatzënë, ndërkohë që ishte e virgjër… Ky është rezultat i një studimi serioz të publikuar në Gazetën Mjekësore Britanike. Ndër 7870 gra të pyetura në të gjitha shtetet gjatë një periudhe nga viti 1995-2009, 45 ndërmjet tyre, pra 0,5% pohojnë se kanë mbetur shtatzënë pa patur një marrëdhënie seksuale me penetrim. Përveç kësaj, ato thonë se nuk kanë përdorur asistencë mjekësore për të mbetur shtatzënë (inseminim apo fekondim në vitro). Kështu, mësojmë se afro një e treta e këtyre grave ishin betuar se do të rrinin të virgjëra derisa të martoheshin (31%) dhe që ato mendonin se kjo shtatzani kishte ndodhur para “fillimit të jetës së tyre seksuale”. Këto rezultate, të bazuara në një seri pyetjesh mbi historikun e shtatzanisë dhe fillimin e jetës seksuale, pa dyshim janë shkaktuar nga një moskuptim i pyetjeve, sepse pjesëmarrëset nuk janë pyetur drejtpërdrejt nëse ishin të virgjëra kur kanë mbetur shtatzënë. Një fakt tjetër i çuditshëm: Profesoresha Emi Herring (Universiteti i Kalorinës së Veriut), autorja kryesore e kësaj pune, është shprehur: “Para disa javësh ne kemi dashur të verifikojmë nëse ky fenomen kufizohej vetëm te gratë, por kemi gjetur gjithashtu edhe disa baballarë “të virgjër”, gjë që është pak më e vështirë për t’u kuptuar!”. Nga këto shifra të çuditshme që kanë dalë nga studimi, tre përfundime janë të mundshme: Që disa persona nuk kuptojnë asgjë nga jeta e tyre seksuale, që baballarët e rinj janë me siguri brinjarë dhe, në fund, që është e vështirë të depërtosh në sekretet e seksualitetit të të rinjve!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vazhdoj të vuaj për të

Next Post

Mahidevrani lihet në mjerim

Advertisement