Dy studime të bëra në vitin 2013, një në SHBA dhe tjetri në Kore, kanë arritur në përfundimin se ekziston një lidhje mes aktivitetit seksual dhe përmirësimit të kapaciteteve intelektuale të një individi. Megjithëse këto eksperienca janë vrojtuar te brejtësit, ato aplikohen edhe te njerëzit, pasi genomat (kodi gjenetik) tona janë të afërta… Kështu, studiues të Universitetit të Merilendit kanë treguar se funksionet njohëse të minjve që çiftëzoheshin, përmirësoheshin në mënyrë të dukshme, sidomos falë prodhimit të neuroneve (neurogjenezës) në hipokamp, zona e kujtesës së trurit tonë. Paralelisht me këtë rezultat, disa muaj më vonë, shkencëtarë të Universitetit Konkuk të Seulit, dolën në përfundimin se aktiviteti seksual te minjtë reduktonte efektet e stresit kronik në kujtesë, pra, ka efekte pozitive në stimulimin e saj. I vetmi problem është se, për të përfituar nga këto aftësi njohëse të nxitura pas seksit, psikologu Raxhers, i qendrës së neuroshkencës së universitetit, ka theksuar se duhen bërë të tjera aktivitete cerebrale pas ushtrimit. Një libër i mirë pas seksit; ku ka më mirë?!
Advertisement