Të bëhesh llafazan/e gjatë aktit seksual nuk qenka një defekt… përkundrazi, e folura të ndihmon të kënaqesh më shumë. Por kujdes, nuk këshillohen të gjitha subjektet e bisedës! Në një studim të publikuar në Journal of Social and Personal Relationships (Gazeta e Marrëdhënieve Shoqërore dhe Personale), studiuesit kanë dalë me përfundimin se kënaqësia seksuale është drejtpërdrejt e lidhur me një komunikim të mirë seksual. Me “komunikim seksual” nënkuptojnë të flasim për seksin me partnerin/en, në jetën e përditshme, por edhe gjatë aktit. Përmendni shijet, dëshirat tuaja, deklaroni dashurinë që keni, por edhe shpjegoni atë që nuk ju pëlqen, apo ju tremb… Ja, të gjitha subjektet që bëjnë pjesë në komunikimin tuaj seksual. Studimi është bërë me 207 persona me moshë mesatare 29 vjeç, të cilëve u është kërkuar të mbushnin disa pyetësorë mbi komunikimin brenda çiftit gjatë aktit dhe kënaqësisë në shtrat. Rezultati: Sa më shumë të flisni për seksin gjatë seksit, aq më shumë shanse do të keni për t’u kënaqur. Përkundrazi, mungesa e komunikimit mund të pakësojë epshin. Sigurisht, të flasësh për situatën kur ajo është në kulmin e saj, nuk është gjë e lehtë, por edhe më të ndrojturit mund të bëjnë një përpjekje, siç e shpjegon një studiuese: “Mund të përdoret edhe gjuha jo verbale. Kjo duket më pak e vështirë për t’u bërë. Për shembull, mund të rënkosh, të zhvendosesh në një mënyrë të caktuar… Janë shenja komunikimi që nuk kalojnë nëpërmjet të folurit”. Për të, qëllimi i studimit është t’u japë terapeutëve mjete për “t’i ndihmuar njerëzit të flasin më hapur për seksin me partnerët e tyre”, pra, të kënaqen më shumë.
Advertisement