Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rashë pre e një plaku qejfli!

Jam një vajzë që vij nga një familje me mendësi të forta patriarkale, ku për vajzën nuk kishte shumë rëndësi shkollimi dhe edukimi, ky investim i takonte djalit, sepse vajza ishte për derën e botës. Prindërit e mi bënë të pamundurën të shkollonin vëllain tim në Tiranë, ndërsa me mua u mjaftuan duke më hedhur një copë bukë përpara e duke më veshur dy rroba për trupin. Babai im ishte gjithmonë larg familjes, pasi punonte shofer dhe nuk e vriste shumë mendjen për mua, ndonëse interesohej shumë që vëllai të merrte shkollën në Tiranë, ndërsa mamaja ime punonte në Komitetin e Rrethit. Ajo e njihte shumë mirë jetën e njerëzit, por ka qenë gjithmonë e ftohtë dhe e ashpër me mua. Ajo nuk më la të ndiqja shkollën e mesme e më mbylli në shtëpi që 14 vjeçe, me mendimin se po të vazhdoja shkollën, do të turpëroja familjen. Kisha probleme që në vogëli me shikimin dhe prindërit e mi nuk më dërguan kurrë për një vizitë tek okulisti sepse nuk donin që të mbaja syze, me frikën se do t’u mbetesha në derë.

“T’i mbash kur të shkosh te burri”, thoshte mamaja ime. Për prindërit e mi unë isha thjesht një qenie që duhet të më ushqenin e të prisnin rastin të më çonin te një burrë! Erdha me familjen në Tiranë në vitin ‘96. Unë atëherë isha 19 vjeçe, por kisha vetëm arsim 8 vjeçar. Nëna ngeli pa punë dhe familja ime ishte në vështirësi ekonomike. Nëna më thoshte shpesh të dilja të nxirrja bukën time, por unë e shkreta nuk dija ç’mund të bëja; isha pa arsim, pa profesion dhe ku do të punoja unë? Vëllai më tha se dinte që kërkohej recepsioniste në Restorant “Piazza”. Kur unë i thashë se nuk shikoja mirë nga sytë, ai më dërgoi për një vizitë tek okulisti dhe, kur vura syzet e para në jetën time, u mahnita nga rregullsia e botës përreth. E quajtëm rast të mirë dhe shkuam të dy te restoranti. Ata të restorantit na pritën shumë mirë dhe vendosën të më mbanin në punë. Unë fillova punën në atë restorant me një staf shumë të edukuar. Në recepsionin e këtij restoranti vinin piktorë të ndryshëm që ekspozonin punimet e tyre e klientët e interesuar blinin çfarë u pëlqente. Një mëngjes, kamarieri më solli një kapuçino dhe më tregoi se e kisha nga një zotëri që ndodhej atje. Ngrita sytë dhe pashë një burrë rreth 50 vjeç, me flokë gjysëm të thinjur e pjesërisht të rënë në pjesët anësore të ballit, me trup të madh e të dhjamosur. Unë i thashë se nuk e njihja dhe ai më tha se ishte piktori A. G. Teksa fillova të pija kapuçinon e parë në jetën time, vëreja se burri rreth të 50-ave nuk m’i ndante sytë. Të nesërmen, si për çudi, ndodhi e njëjta histori e ndërsa pija kapuçinon, burri në moshë më erdhi në tavolinë dhe m’u prezantua, më tha se ishte nga Jugu i Shqipërisë, ishte piktor dhe se unë isha një vajzë shumë simpatike! Unë nuk dija si të sillesha, megjithatë e ftova të rrinte në tavolinë me mua, në shenjë mirënjohjeje. Më pyeti nga isha, për familjen, gjërat e mia dhe më tha se nëse kisha nevojë për ndonjë ndihmë në Tiranë, ai do të më vihej në dispozicion. M’u duk burrë me stil e mirësjellje dhe ndjeva se më kishte munguar komunikimi me një burrë. Isha mbyllur që 14 vjeçe në shtëpi. Unë nuk i njihja dinakëritë e qëllimet e meshkujve, aq më pak të një burri në moshë, i cili ishte pak më i madh se babai im.
Kafet me të filluan të bëheshin edhe më të shpeshta dhe piktori filloi të më bënte komplimente e ftesa për të dalë së bashku. Unë hutohesha, por mendoja se piktori donte të më ndihmonte të ndjehesha e shoqëruar, të më mësonte e njihte me jetën e Tiranës. Teksa më kishte marrë një pasdite, filloi të më thoshte se më dëshironte, se unë isha vajza që e emocionoja shumë, e frymëzoja. Në një moment dobësie, dola me të… Pasditet e mia ishin të varfëra, nuk kisha asnjë njohje, asnjë shoqëri, piktori ishte i pari dhe i vetmi që po më rrinte afër e unë e shihja më shumë si një figurë atërore sesa si një mik, por ai filloi të më tregonte se martesa e tij kishte marrë fund dhe se ai qëndronte me gruan vetëm për hir të fëmijëve. Piktori po më lutej që të bëhesha e dashura e tij, duke më premtuar se do të më bënte princeshë. U tregova e dobët dhe dola… Për herë të parë në jetën time iu drejtova një moteli dhe, tek ngjitja shkallët me një burrë të thyer në moshë, ndjeja sytë e njerëzve të më qortonin…
Kur u mbyll dera e dhomës së motelit, ai filloi të më prekte. Dridhesha tek më zhvishte. Ishte hera e parë që trupin tim të brishtë e prekte një mashkull. Qaja nga sikleti, nga dhimbja, nga mëkati që po bëja (o Zot, sa neveri ndjej sot!). Kur shkova në shtëpi, isha e skuqur nga faqet, sytë më lotonin, isha shumë e sikletosur, por mamaja ime s’e vuri re fare. Atë natë vetëm kam qarë pa zë. Virgjërinë ma kishte marrë një burrë mbi 50 vjeç, pak më i madh se babai im! Të nesërmen, A., si gjithmonë, më priste te restoranti. E shikoja dhe ndjeja turp për atë që kishte ndodhur. Ditët kalonin dhe A. më çonte rregullisht nëpër motele. Mosha e tij e thyer, statusi i tij i martuar, nuk përbënin më një problem në jetën time. Hera-herës, madje, mendoja se mund të martohesha me të. Me ndihmën e tij u punësova në një ndërmarrje tjetër private, me pagë më të mirë. Atje kishte edhe restorant, kazino dhe e frekuentonin pjesë nga e gjithë shoqëria, politikanë, trafikantë, biznesmenë. A., në atë kohë, ishte drejtor politikash në një ministri, ku ka punuar deri në vitin 2008 dhe i shkonte fjala kudo, aq më tepër që ishte njeri me shumë para. Ai më regjistroi në fillim në një kurs të gjuhës angleze, pastaj më gjeti një dëftesë gjimnazi, pasi unë isha me 8-vjeçare dhe më pas, një diplomë të Universitetit të Tiranës. Megjithëse ai po më ndihmonte që të kisha një status në shoqëri, nuk e duroja dot faktin se si vazhdoja të isha e lidhur me një mashkull 30 vjet më të madh se unë.
Në zyrë unë kisha kompjuter e internet dhe një ditë hapa një adresë msn e fillova të çatoja e të njihja shumë djem. Pas shumë bisedash në çat, pranova të dilja me një djalë të ri. Doja të shpëtoja nga plaku piktor, pasi nuk po e suportoja dot më neverinë që ndjeja duke bërë seks me një burrë të moshuar e pervers. Pa e menduar dy herë, u hodha në krahët e djalit të ri. Ai ishte një djalë i kulturuar, elegant e i pashëm, por kur i tregova për historinë time me piktorin plak, ai nuk e pranoi dot dhe më ktheu shpinën. Familja ime nuk interesohej fare për mua, gëzoheshin me rrogën që dorëzoja në shtëpi dhe kurrë nuk donin të kuptonin se sa po vuaja unë. Rinisa përsëri çatin me djem të rinj, por ata nuk më donin e respektonin, më donin thjesht për seks e më linin. Normal, unë bëja njohje nga interneti e të gjithë më kërkonin vetëm seks, kurse unë mendoja se gjithçka ishte normale. Kështu, e dëshpëruar, kthehesha gjithmonë më krahët e “babi piktorit tim”. Vetja më dukej përjetësisht e pashpresë. Me trishtim vëreja se numri i meshkujve në jetën time po rritej frikshëm dhe se asnjëri nuk më donte seriozisht, por vetëm për seks. Duke u përplasur në rrjedhat e lumit që më kish përfshirë, takova fare rastësisht T.-në, një djalë i sjellshëm, por i turpshëm. T. më ftonte për kafe dhe unë vëreja që ishte djalë i kulturuar e i sjellshëm. Ishte i vetmi mashkull që nuk po kërkonte të bënte seks me mua dhe unë, në fillim, mendoja se mos ishte gej ose impotent. T. më ftonte në shfaqje teatri, më fliste për librat e unë fillova të ndjehesha mirë me të. Një ditë, T. më tha se kishte qenë i martuar dhe kishte një djalë. Më tha se unë i pëlqeja shumë dhe se donte të martoheshim bashkë. Sa u lumturova! Unë kisha 4 muaj që dilja me T.-në dhe nuk më kishte bërë asnjë propozim seksual, por më ftonte të martohesha me të. Kur ua u thashë familjarëve të mi, të gjithë më shtynë që të martohesha me të. Unë, e mbushur plot shpresë, por shumë e brengosur për të kaluarën time të pisët, fillova të mendoja shumë për të, por gjithmonë ngurrova t’i tregoj të kaluarën time plotë mëkate, sepse T më dukej shpresa ime e vetme. I trillova burrit tim një histori të pafat me një komshiun tim dhe ai ndoshta më ka besuar. U martuam me nxitim, morëm një shtëpi me qira dhe filluam të ndërtonim familjen tonë të re. Falë Zotit, unë mbeta shtatzënë që në muajt e parë të jetesës me T. dhe tani, djali i tij i madh ka një vëlla të vogël, i cili është djali ynë i mrekullueshëm. Brenda meje jeton brenga e madhe që nuk pata kurrë kurajon t’i tregoja T.-së të vërtetën. Falënderoj pafund Zotin që u kujtua të më jepte fat, më dha djalin tim të mrekullueshëm e bashkëshortin tim, më të mirin e të gjithë meshkujve që kam njohur. U lutem të gjitha vajzave që po e lexojnë historinë time, ta ruajnë veten, të mësojnë e të punojnë dhe të mos i fitojnë gjërat në mënyrë të shkurtër e të pandershme, por mbi të gjitha, të mos bien pre e meshkujve qejflinj e pleqve perversë. Faleminderit!

 

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Skandal! Balerinët dhe konkurentët e “Dancing with the Stars” braktisin spektaklin!

Next Post

Blero ndahet nga bashkëshortja! E braktis edhe Dhurata Ahmetaj!

Advertisement