Bret Tejlor, ish-drejtor teknologjik në Facebook, shpjegon pse siti vendosi të krijonte një buton “Like” dhe jo një buton “Dislike”.
Me siguri, ju keni pasur ndonjëherë dëshirë të shtypni butonin “Dislike” në Facebook, për shembull, për një artikull të trishtuar, statusin e deprimuar të ndonjë shoku, ose për diçka, me të cilën nuk jeni fare dakord. Por, për fatin e keq të përdoruesve, Facebooku refuzon të krijojë një buton “dislike”, përveç butonit «like». Debati për një buton të tillë ka filluar që me krijimin e butonit “Like”. Bret Tejlor, thotë: “Kemi folur shumë për këtë buton (dislike), ashtu si edhe për butonin “like”. Arsyeja pse nuk u vu ishte se, në kontekstin e rrjetit shoqëror, negativiteti i këtij butoni ka shumë pasoja të këqija. Në origjinën e butonit “like”, ka thënë ai, ishte nevoja e internetistëve për të treguar se e kishin parë statusin e një miku, pa pasur patjetër nevojë për të shtuar aty një koment. Shumë komente bëheshin me një fjalë të vetme si «cool» apo «vvovv», pra, butoni «like», i lejonte ta shprehnin këtë me një klikim. Nuk bëhej fjalë vetëm për të shprehur ndjenjën e të pëlqyerit të diçkaje». Sipas Bret Tejlorit, «nëse ju doni të thoni se nuk ju pëlqen diçka, duhet të shkruani një koment, sepse duhet të shpjegoni pse nuk ju pëlqen». Në fund ai shton se butoni «dislike» nuk do të duhej edhe aq për reklamat e Facebook-ut sa butoni «like»…
Advertisement