Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse i dhemb koka kaq shumë?

– Përshëndetje Dr. Agroni! Ju shkruaj sepse mami im ka shumë shpesh dhimbje koke. E ka pasur që në moshë të re dhe tani e ka akoma më të fortë. Ka raste që dhimbjen e ka aq të fortë, saqë i vjen ta nxjerrë ushqimin. Është 45 vjeçe. Mos vallë këto janë shenja të menopauzës? Ajo thotë se edhe babai i saj ka pasur dhimbje të tilla; thua ta ketë të trashëguar? Dua ta ndihmoj, se ajo pi vetëm ilaçe të blera vetë, si: ibubrofen, tylolhot etj. Si të veprojë?
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Sipas të dhënave tuaja, nëna juaj vuan nga migrena, e cila është një dhimbje e fortë koke, që shfaqet në trajtë krizash dhe është e trashëguar (në rastin e nënës tuaj, e ka të transmetuar nga i ati). Migrena fillon në moshë të re 10-15 vjeçare dhe ndërpritet në menopauzë. Kjo dhimbje shoqërohet me një varg shqetësimesh, si për shembull, luhatje të tensionit, pulsit, djersitje, të përziera e të vjella etj. Në disa raste, si pasojë edhe e streseve apo çrregullimeve hormonale, migrena jo vetëm acarohet, por mund të kombinohet edhe me një lodhje të sistemit nervor, pra, me një neurozë, por për ta zbuluar këtë të fundit, duhet bërë dhe ndjekur nga mjekët neuro-psikiatër të rrethit tuaj, ose këtu në Tiranë.
– Vetëm atëhere mamaja juaj duhet t’i nënshtrohet mjekimit. Së fundi, ju këshilloj që çdo preparat që do të marrë nëna juaj duhet të jetë në konsultim me ne mjekët neurologë, sepse kështu do të shmangë çdo efekt anësor të barnave të përdorura.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I del gjak nga hundët...

Next Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Advertisement