Disa ditë më parë, takova një mikun tim të vjetër. Punon në ministrinë e Finacve. Ditën që marr pensionin, pi kafe me Aleksandër Meksin. Erdhi edhe Dashamir Shehi. Një fakt i thjeshtë, hyri si “pykë” në bisedë: mes nesh.
-Të kujtohet ai Devidi, që punonte në kohën kur ishte Genci Ruli ministër i Finacave në vitin 1992? Ai që ishte përfaqësues i FMN-së?
Mu kujtua një djalë enigmatik, si vetë FMN-ja që vinte në komisionin e ekonomisë në parlament, për të zbërthyer direktivat e FMN-së…
-Ai djalka,- vazhdoi ai,- na qënka martuar. Nuk është ndonjë çudi! E bukura është se është martuar me një …burrë të moshuar!
Kur u ndamë, nuk di pse flisja me vete: Gjithëmonë do të kemi homoseksualë për të na drejtuar vendin ose ekonominë?! Faqet më të debatuara të librit të Blendi Fefziut “Enver Hoxha”, ishte dilema: Ishte apo nuk ishte homoseksual Enver Hoxha? I vriste apo nuk i vriste Enveri dylberët-të dashurit e zëmrës?! Paradoksi është se këto dilema zunë për javë të tëra titujt kryesorë të gazetave, pikërisht në kohën kur Berisha hodhi tezën:
-Shumë shpejt do të vijë ajo ditë e lumtur që kodi civil, të lejojë martesat gay si në Danimarkë, Spanjë, Suedi a në shumë shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?!
Dikush tha se Berisha e bëri këtë deklaratë me kripë e piper për të çorjentuar Ramën, Gjinushin, Milon, në atë mot në opozitë- dhe analistët tanë të pavaruar! Dhe i doli fjala. Nuk mbeti gazetë me orjentim majtas a deputet rozë që nuk lëshojë mallkime për Doktor Berishën, që kërkon të livadhisin homesksualët, në kundërshtim me ligjet e natyrës!
Por kritikat dolën dele pa qumësht. Berisha as e kishte ëndërruar që të merrte përgëzime nga Hillari Klinton, për martesat gay dhe mbështetjen që i dha organizimit të paradës së homoseksualëve në Bulevardin “Zogu i Parë”. Nuk vonuan mesazhet e urimit nga Fyle, Doris Pak, mbreti i Spanjës, mbretëresha e Danimarkës dhe një duzinë me eurodeputetë.
Por ka edhe një burrë tjetër nga mëmëdheu ynë që është lënë në harresë nga politika e ditës. Fjalën e kam për Klodin e Big-Bradhër.
Kur Klodi deklaroi brenda shtëpisë së është gay, u ngritën në këmbë të rinjtë e Lezhës. Me parrulla në dorë shëtisnin rrugëve të qytetit duke ularitur: “Për Klodin nuk ka vend në Lezhë!”
Por askush nuk e vuri ujin në zjarr, sepse po atë ditë, mbriti letra e hapur e Hillari Klliton për Klodin:
-Një djalë i ri, nga një vend i vogël dhe me zakone prapanike si Shqipëria, guxoi të pranoi publikisht, atë që e fshehin senatorë amerikanë dhe eurodeputet?!
Me urrejtjen e qytetit ku lindi dhe me dashurinë e zonjës Klliton, Klodi mori arratinë dhe mbriti në Milano. Atja drejton një sallon bukurie “Armani”. Fama e Klodit pushtoi Evropën.
Me rastin e Vitit të Ri, Klodi ishte i ftuari special i kryeministrit të Belgjikës. Një darkë intime në rezidencën e kryeministrit. Verë e kuqe për një mbrëmje romantike. Po pse Kryeministri i Belgjikës? Edhe ai është rast special. Katër vjet më parë deklaroi publikisht se ishte gay. Ishte ky sebepepi që mileti i dha votën për të bërë kryeministër.