Ra Qerosi në një gropë të thellë. Zuri të ulërasë. Mendoi derëziu, se mund ta dëgjonin. Mavria, edhe pse Qeros, nuk e kuptojë se kishte rënë në një gropë ferri…Pikasi një plakë.
-Ka një rrugë për të dalë nga ferri,- tha plaka.- Shiko atë shqiponjën. Vetëm ajo fluturon mes humnerës për në tokë. Me një kusht: Gjatë fluturimit kërkon të hajë mish…
Gjeti Qerosi dy trasta me mish…Dhe nisi fluturimi…Kra-kra…Dhe Qerosi i dha një copë mish…Kra..kra. Përsëri mish…Kra..kra…mishi mbaroi, por honi nuk kishte të sosur. “Kujdes! Pa mish, shqiponja të zbret përsëri në ferr,- kujtoi Qerosi porosinë e plakës.” Kra…kra…Dhe Qerosi nisi të presi copa nga trupi…Kra…kra…Mbaroi honi. Tokë…Mileti pa një shqiponjë që mbante mbi shpinë një skelet njeriu…
Po morali i fabulës?…Si e gjeti ekonominë Rama kur mori nishanë e kryeministrit?…Më mirë të kujtojmë peisazhin që pikturoi me dorën e vet… Një milionë të pa punë. 750 milionë dollarë borxhe për bisnesin. As një përqind rritja e GDP-së. Rrugët me mballoma…Ekonomia në ferr…
Në shtator të vitit 2013 Rama ishte mysafiri në Shtëpinë e Bardhë. Po pse vallë? Obama e kishte litarin në lëfyt. Nuk po gjente një vend për të “çkërthur” armët kimike të Sirisë. Dollarët do derdheshin lumë: 13 miliardë dollarë me kaptinë të madhe. Nga këto 8 miliardë do shkonin për ekonominë.
-Do i zmontojmë armët në Shqipëri, zoti Obama,- tha Rama dhe mendojë: Me kaq para ekonomia del nga ferri.
Dështoi plani për amrmët kimike…Dihen sebepet…Duke u endur në ferrin ekonomik si puna e Qerosit, dikush i tregoi portën e FMN-së.
E pritën si “Pashkën e Madhe”. Përfitimi i Shqipërisë. 500 milionë dollarë kredi. Intersi: 2 përqind…Po kushtet e FMN-së?…Mileti do i mësonte, si puna e Qerosit, gjatë “fluturimit”.
Dhe nisi fluturimi…Kra…kra. U ngrit tatimi mbi fitimin nga 10 në 15 përqin. Kra…kra. U ngrit tatimi mbi interesat bankare nga 10 në 15 përqind…Kra…kra. U ngrit akciza e duhanit dhe kafesë…Kra…kra. Për tre vjet pensionet do ngrihen me “pikatore”. Kra…kra. Për tre vjet rrogat në vend numëro…
Kra…kra