Varri i Tutankhamonit të madh është zbuluar më 1922, por ekziston një “detaj” i vogël që u zbulua në fillim të janarit 2014. Në fakt, është dashur gjithë kjo kohë për të zbuluar se mbreti 18 vjeçar i Egjiptit është balsamosur… me penisin në kënd 90 gradë me trupin dhe është mumja e vetme që zotëron këtë karakteristikë të pazakontë. Në momentin e vdekjes së tij, më 1323 p.e.s., është marrë vendimi për ta balsamosur me penisin në ereksion, pasi e kanë lyer me një lëng të zi, që sjell ndërmend ngjyrën e perëndeshës Osiris dhe pasi i kanë hequr zemrën nga trupi. Kështu “penisi në ereksion evokon Osirisin (perëndeshën egjiptiane të botës së nëndheshme) në momentin e rilindjes, pra, është simbol i rilindjes, krijuar për nder të Osirisit”, shpjegon Salima Ikram, profesor i egjiptologjisë në Universitetin Amerikan të Kairos, në revistën “Daily Mail”.
Penisi në ereksion i Tutankhamonit

