Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Në çfarë moshe dal në pension?

– Jam V. Duka, një emigrante shqiptare e datëlindjes 23.03.1951. Kam 26 vite pune në Shqipëri dhe 3.000 ditë pune në Greqi. Në ç’moshë duhet të dal në pension e sa më takon?
Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – Sipas informacionit të dhënë, ju e keni plotësuar moshën për pension në Shqipëri me datë 23.3.2011. Po kështu, keni plotësuar vjetërsinë kontributive për pension të pjesshëm pleqërie, pasi për pension të plotë, sikurse theksohet në nenin 31 të Ligjit nr. 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kërkohet mosha 60 vjeç gratë, pasi të kenë plotësuar 35 vjet sigurim.
– Me vjetërsinë e punës që keni në Shqipëri, ju përfitoni një pension të pjesshëm të barabartë me 74.3 % të pensionit të plotë që do t’ju takonte me vjetërsinë e plotë prej 35 vitesh (raporti është 26:35=74.3 %). Përcaktimi bëhet në nenin 34 të ligjit të mësipërm, ku theksohet se personi i siguruar për një kohë më pak se 35 vjet dhe më shumë se 15 vjet sigurimi, ka të drejtë të përfitojë pension të pjesshëm, kur të arrijë burri moshën 65 vjeç dhe gruaja, moshën 60 vjeçe. Pensioni i pjesshëm caktohet si pjesë e pensionit të plotë. Ky pension llogaritet duke shumëzuar pensionin e plotë me vitet e sigurimit dhe duke bërë pjesëtimin me 35. Shuma në lekë e pensionit është në vartësi të pozicionit të punës që keni patur para datës 31.12.1993 dhe pagat reale mbas datës 1.1.1994. Përsa i përket pensionit në Greqi, bazuar në legjislacionin grek, nuk keni plotësuar numrin e domosdoshëm të ditëve të punës (mbi 4.000 ensima) për të pasur pension në atë vend. Ashtu si me Italinë, edhe me Greqinë ende nuk ka një marrëveshje dy-palëshe qeveritare, për njohjen dhe totalizimin e periudhave kontributive, të punuara përkatësisht në Greqi dhe Shqipëri. Mund të them se jeni tepër e vonuar në aplikimin për pension në Shqipëri (në rast se nuk keni aplikuar ende), duke qenë se ka kaluar më shumë se një vit nga dita e lindjes së të drejtës. E drejta për përfitimin e pensionit, ju lind që nga dita e aplikimit. Ky përcaktim është në nenin 62 të ligjit ku thuhet: “Personit i cili i kërkon pensionin jo më vonë se 1 vit nga data që lind kjo e drejtë, ky pension i paguhet që nga kjo ditë. Në raste të tjera, pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për pension. E drejta për të ardhurat e tjera parashkruhet me kalimin e një viti nga data e fillimit të së drejtës për përfitimin e tyre. Pensionet e njohura, por të patërhequra do të paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet”. Ju sugjeroj të bëni sa më shpejt që të jetë e mundur procedurat (në rast se nuk i keni bërë). Jemi të gatshëm t’ju japim ndihmën e nevojshme për të gjitha procedurat, deri në përfitimin e pensionit. Sipas mundësive që keni, mund të paraqiteni pranë zyrave të Patronato INAS ALBANIA (Rr. A.Z. Çajupi, Pallati nr.7 Kati I, Tiranë), personalisht, apo duke autorizuar një person tjetër. Të gjitha shërbimet tona ofrohen pa pagesë. Naim Balluku, zëvendës/president i patronatit INAS Albania.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Përse u ndërrua emri nga Persi në Iran?

Next Post

Çfarë stili të përdor në arredim?

Advertisement