Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

NDRYSHIMI I VIP-ave: NOIZY

Kush ishin dje dhe kush janë sot?

Operacione, ndryshime, hapa përpara ose… mbrapa

 Personazhet që vlejnë të bëhen pjesë e kësaj specialeje janë të shumtë, por ne po ju sjellim vetëm disa prej tyre, ata që janë përfolur më shumë për metamorfozën që kanë pësuar ndër vite. Rrugëtimi i tyre: Fëmijë-adoleshent-i rritur shoqërohet me një histori që secili e mbart me vete. Sado të rritet, sado të ndryshojë, e kaluara është dokumentuar jo vetëm në mendjen e tyre, por edhe në foto dhe në video, pjesa më e madhe e të cilave shikohen ende sot. Prandaj, shumë të vërteta që vetë VIP-at i mohojnë përsa u përket ndryshimeve në pamjen e tyre, janë tepër të dukshme në fotot që qarkullojnë. Ne kemi kërkuar e kërkuar aq shumë për të mësuar edhe detaje rreth fëmijërisë së tyre, për t’ia shoqëruar këto ndryshimeve të njëpasnjëshme që kanë pësuar ata edhe në paraqitje për ta kompletuar kështu kornizën e “historisë” së secilit prej tyre që shihni sot, ndaj do të na duhet më shumë se një numër gazete, për t’jua prezantuar… Ju ftojmë të na ndiqni, se kemi plot kuriozitete për t’ju thënë!

Advertisement

Noizy, djali shembullor që u bë reperi më i suksesshëm!
Edhe pse të gjithë e njohin si Noizy, emri i tij i vërtetë është Rigels Rajku. Emri Noizy i ka mbetur që nga mosha 12-13 vjeçare kur jetonte në Londër. Mendohej se kjo kishte ndodhur sipas stilit në getot e Londrës ku çdo adoleshent vë një pseudonim për veten, por me Noizyn ndodhi ndryshe. Një ditë mësuesi e thërriti “noisy” (i zhurmshëm) sepse Rigelsi bënte zhurmë dhe që atëhere e deri më sot, atij i mbeti ky emër.
Noizy e ka kaluar adoleshencën e tij nëpër lagjet e Londrës ku edhe ka jetuar me familjen dhe më pas u kthye në Shqipëri, duke u shndërruar në reperin më të pëlqyer e më të suksesshëm. Para se të merrej me muzikë, Noizy është marrë me ndeshje boksi nëpër rrugë, të cilat kanë qenë tepër të rrezikshme për moshën e tij. Nga ai djali i rregullt, me çantë në kurriz, që bëhet gati për ditën e parë të shkollës dhe nuk mungon në asnjë orë mësimi, Noizy sot është ai që shikoni në krahun tuaj të djathtë, reperi më i suksesshëm në Shqipëri. Kjo është historia e ndryshimit që vetë Noizy rrëfen për veten e tij. Dhe historia tregon se ai e ka bërë shok të ngushtë suksesin për një kohë shumë të gjatë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë zakonesh ke?

Next Post

17 vjetori im i zi!

Advertisement