Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

NDRYSHIMI I VIP-ave: DAFINA ZEQIRI

VIP-at në metamorfozë

Kush ishin dje dhe kush janë sot?

Operacione, ndryshime, hapa përpara ose… mbrapa

Advertisement

 

Personazhet që vlejnë të bëhen pjesë e kësaj specialeje janë të shumtë, por ne po ju sjellim vetëm disa prej tyre, ata që janë përfolur më shumë për metamorfozën që kanë pësuar ndër vite. Rrugëtimi i tyre: Fëmijë-adoleshent-i rritur shoqërohet me një histori që secili e mbart me vete. Sado të rritet, sado të ndryshojë, e kaluara është dokumentuar jo vetëm në mendjen e tyre, por edhe në foto dhe në video, pjesa më e madhe e të cilave shikohen ende sot. Prandaj, shumë të vërteta që vetë VIP-at i mohojnë përsa u përket ndryshimeve në pamjen e tyre, janë tepër të dukshme në fotot që qarkullojnë. Ne kemi kërkuar e kërkuar aq shumë për të mësuar edhe detaje rreth fëmijërisë së tyre, për t’ia shoqëruar këto ndryshimeve të njëpasnjëshme që kanë pësuar ata edhe në paraqitje për ta kompletuar kështu kornizën e “historisë” së secilit prej tyre që shihni sot, ndaj do të na duhet më shumë se një numër gazete, për t’jua prezantuar… Ju ftojmë të na ndiqni, se kemi plot kuriozitete për t’ju thënë!

 Dafina Zeqiri

 

 

Dafina Zeqiri, e thjeshta që u “ndërlikua”

Ajo është këngëtarja që ka treguar se nga talenti dhe puna e palodhshme merr edhe rezultatin e  duhur. Edhe pse e rritur me prindër të ndarë, pa patur marrëdhënie të mira me babain e saj, dashuria që ia ka dhuruar mamaja dhe motrat, i kanë dhënë forcë Dafinës për të ecur përpara.

Ajo ka stil, ka sjellje të veçantë, sjell gjithmonë këngë dhe klipe që lënë gjurmë. Ju kujtohet hera e parë që e pamë, në klipin “Knock dovvn” me Hekuran Krasniqin? Nëse jo, shuajeni kureshtjen… Aty do të shihni një Dafinë tepër të thjeshtë, me një veshje po të thjeshtë, shumë ndryshe nga ajo Dafinë që njohim tani…

As Dafina nuk u ka rezistuar dot ndërhyrjeve plastike, pasi nuk ka qenë e kënaqur me buzët, gjoksin, si dhe ka bërë tërheqje të syve. Neve na pëlqen edhe varianti i saj “i pafajshëm”. Për ju, nuk e dimë; gjykojeni vetë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Adelina Thaçi: Shumë gjëra kanë ndryshuar...

Next Post

Cili është burri yt ideal?

Advertisement