Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mos kam probleme me tiroiden?

– Doktor Dashamiri, u bë ca kohë që kam probleme shëndetësore të cilat më bëjnë të mendoj se mund të kem ndonjë problem me tiroiden. Kam një dobësi totale trupore, jam pak pesimist dhe bie menjëherë në dëshpërim. Vallë këto janë shenja që tregojnë se kam probleme me tiroiden? Kur rritet tiroidja, pra, gusha, a ke dhimbje? Më duket sikur kam një zmadhim të gushës…
Dr. Dashamir Gjergji, endokrinolog-diabetolog: – Përshëndetje! Ju falënderoj për pyetjen sepse e dëgjoj shpesh në praktikën e përditshme me shumë të sëmurë. Në të vërtetë, gjendrra tiroide, në kushte normale, nuk dhemb, por edhe kur e zmadhon 2-4 herë vëllimin e saj, sërish nuk shkakton dhimbje. Kjo gjendërr mund të shkaktojë dhimbje vetëm kur infektohet nga viruse ose bakterie të ndryshme që futen në brendësi të saj dhe këto, në tërësi, janë dhimbje shumë të forta të qafës, në pjesën e përparme të saj, që shpesh përhapen edhe në zonat përreth gjendrrës tiroide. Këto janë dhimbje tipike kur preket tiroidja, por edhe në kushte qetësie, mund të vërehen shpesh.
– Këto dhimbje, kanë edhe një karakteristikë të veçantë; shpesh shoqërohen me temperaturë të lartë dhe ndjesinë e zjarrit në gushë. Këto dhimbje zgjasin shumë, nga disa javë, deri në disa muaj. Në tërësi, qetësohen nga përdorimi i paracetamolit, por jo rrallë kërkojnë disa barna më të forta për të mposhtur dhimbjen, deri në përdorimin e kortizonikëve nga goja. Ka edhe një rrethanë tjetër në të cilën sëmundjet e gjendrrës tiroide të shkaktojnë dhimbje të përgjithshme muskulare dhe kjo ndodh kur ka humbur thuajse krejt funksioni i saj. I sëmuri ka dobësi të përgjithshme dhe apati, si dhe ndjesi të tipit të mpirjes dhe dhimbjes së muskujve në tërësi. Për sa thashë më sipër, ky është një trajtim teorik i pyetjes tuaj sepse praktikisht, gjërat mund të jenë ndryshe. Ato çfarë më shkruani ju, nuk mjaftojnë që të përcaktojmë një diagnozë të saktë, ndaj unë ju sugjeroj të konsultoheni me një mjek specialist endokrinolog.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djali më bllokohet nga gripi

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement