Kalemi i kuq! Shtëllunga tymi cigareje, rreth kornizës me perde të shqyera… Shishe “Martini” tutje, rrecka të hedhura gjithandej… Foto nudo në gjithë murin, një qilim i vjetër në mes e tavolina kafe në cep! Mbi të një ambazhur pa llambë. Disa fletë të grisura! Një stilolaps i prishur dhe një poezi e përfunduar me kalem të kuq! Alban Arapi.
Unë ika si era, që gjurmë slë nga pas! Unë ika si shiu, që njerëzit i lag, unë ika, dhe dashurinë e lashë të paemër ika si fantazma, që hije lëshon npër natë! Unë ika, i zhgënjyer, pa fjalë e lamtumirë e më su ktheva prapë. Alban Arapi.
Sakrifica… Jam zbehur e dobësuar, sa kam filluar cigaren, jam harruar e hutuar, sa kam filluar alkolin… Kam filluar të mendoj për ty, aq sa ti nuk e di… Ty të shkruaj, ty zemër, kam marrë gjak nga zemra! Alban Arapi.
Korçës… Enden psherëtimat e vetmisë time akoma në këtë qytet. Mbi të hapat hedh dhe jetën shkurtoj! Shumë dyer mu mbyllën dikur, këtu mbas shpine… E dështuara realitetit që aspak si ngjasoj! Si lindje pa agim, mallkoj fatin e hapat e mi nxitojnë, pa më të voglin urim. Pa valixhe drejt stacioneve të dashurisë! Pa pritjet e gjata, të më të afërmit kthim! E shkund vetminë pas krahëve dhe ndjej të jetoj duke ikur… Jo, e vobekta e ndërgjegjes, por lumturia e mendimit. Alban Arapi.
Advertisement