Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
I ka fituar vërtet këto para nipi im?
Më tregoni disa metoda për të mos ngelur shtatzënë
NDRYSHIMI I VIPAVE: ELVANA

Më tregoni disa metoda për të mos ngelur shtatzënë

– Doja të dija nga ju disa metoda praktike dhe kontraceptive që përdorin sot bashkëshortët e rinj për të mos patur shtatzani të padëshiruar. Mund të m’i përshkruani në mënyrë të përmbledhur? Faleminderit.
– Së pari, ju themi që nuk është aspak turp të shkoni dhe të bëni një vizitë te gjinekologu, qoftë dhe për të marrë një informacion rreth metodave të mbrojtjes. Gjithsesi, ne po ju rendisim disa metoda për t’u mbrojtur nga një shtatzani e padëshiruar:
1. Çifti kryen marrëdhënie seksuale në kohën kur gruaja ka më pak shanse për të ngelur shtatzënë, në ditët përpara dhe menjëherë pas menstruacioneve. Cikli i ovulacionit kalon nëpër këto faza: I. Faza folikulare: Ditët 1-10 (nga dita e parë e menstruacioneve deri në ditën e parë të ovulimit) gjatë së cilës nuk rrezikoni shumë për shtatzani të padëshiruar. II. Faza e ovulimit (ditët 12-14). Niveli i hormonit lutenizues ngrihet në ditën e 12 dhe arrin kulmin në ditën e 13. Estrogjeni gjithashtu arrin kulmin në ditën e 13. Ovulimi bëhet në ditën e 14, kur është edhe mundësia më e madhe për të ngelur shtatzënë. III. Faza luteale (ditët 15-22). Formohet korpus luteumi, i cili sekreton estrogjen dhe progesteron, të cilat inhibitojne efektet e hormoneve FSH dhe LH, që të mos lëshohet ndonjë vezë tjetër para kohe.
– Ditët 23-28. Korpus luteumi prishet nëse fertilizimi nuk ndodh. Kështu, ulen nivelet e estradiolit dhe të progesteronit. Ulja e niveleve të këtyre dy hormoneve të fundit, rrjedhshmërisht, do të sjellë menstruacionet vijuese. E rëndësishme është që të kryhen marrëdhënie seksuale në atë periudhë të muajit kur nuk ka një vezë të pranishme për t’u fertilizuar. Pra, ditët më të rrezikuara për një shtatzani janë ditët 13-14. Gjithsesi, nuk përjashtohen edhe të papriturat, pra, ngelja shtatzënë në një periudhë kur mundësia thuajse nuk ekziston.
Në ato çfarë përshkruam më sipër, kishim parasysh një cikël të rregullt menstrual 28 ditësh. Kjo llogaritje, sigurisht, nuk vlen për ato gra që e kanë ciklin 25 apo 30 ditësh, për të cilat, mundësitë më të mëdha për të ngelur shtatzënë ekzistojnë në ditët 10-11 apo 15-16 të ciklit.
– Metodë tjetër janë prezervativët. E di që shumë meshkuj nuk janë shumë dakord me përdorimin e kondomëve, të cilat kanë tendencë të ulin kënaqësinë seksuale gjatë penetrimit, por në parim, kjo metodë është shumë e lehtë për t’u aplikuar dhe shumë efikase. Përveç kësaj, prezervativët ju ndihmojnë të mbroheni nga Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme, mes të cilave, edhe AIDS. Për më tepër, prezervativët nuk kanë aspak efekte negative anësore dhe juve nuk do t’ju duhet të qëndroni nën trysninë e frikës se mos partnerja juaj mbetet shtatzënë.
– Diafragma, mbulon hyrjen e mitrës dhe vendoset nga një doktor i specializuar në këtë fushë. Diafragma parandalon arritjen e spermës te veza. S’ka efekte anësore të rrezikshme, vetëm se, theksoj, duhet vendosur me kujdes sepse gjatë marrëdhënieve mund të lëvizë dhe femra mund të mos ndihet rehat.
– Metoda të tjera janë kontraceptivët që merren nga goja, për cilësinë e të cilëve duhet të siguroheni më parë dhe të merrni një informacion të saktë aty ku do t’i merrni, sepse ka disa lloje kontraceptivësh.
– Metoda e fundit, është kujdesi i mashkullit. Gjatë kohës që kryen marrëdhënie, ai mund ta ketë situatën nën kontroll dhe të tërhiqet përpara se sperma të kalojë në mitër.
Uroj të keni marrë informacionin e duhur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I ka fituar vërtet këto para nipi im?

Next Post

NDRYSHIMI I VIPAVE: ELVANA

Advertisement