Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

ME THUAJ KUR KE LINDUR, TE TE THEM SI JE?

 

Zbuloni personalitetin, sipas ditës së javës

 

Advertisement

Ju me siguri e dini datën tuaj të lindjes, por a e dini se në ç‘ditë të javës keni lindur? Kjo e fundit, ndikon në karakterin dhe në shumë drejtime të jetës suaj. Zbuloni se në ç‘ditë të javës keni lindur, nëpërmjet internetit dhe më pas lexoni shkrimin tonë…

Keni lindur të SHTUNËN

Personaliteti juaj: Jeni nën ndikimin e Saturnit, që ju mëson durimin dhe përpjekjet! Ju mund të prisni shumë gjatë që një projekt, ose një histori dashurie të konkretizohet, pa u dekurajuar dhe pa dyshuar. E dini që koha rregullon shumë gjëra dhe e lini të veprojë. Në jetën e përditshme, ju veproni me mend e këmbë në tokë dhe nuk u zini shumë besë emocioneve dhe ndjenjave tuaja! Nganjëherë ju quajnë të largët, apo të ftohtë, por vetëm ata që nuk ju njohin mirë, sepse ju prisni vetëm momentin e duhur për të treguar veten. Pasi keni marrë vendimin tuaj, asgjë nuk mund t’ju ndalojë

Dashuritë tuaja: Nën pamjen e jashtme të qetë dhe serioze gjendet një vullkan që nuk është shuar aspak. Ju jeni pasionant/e, por nuk e tregoni, nga frika se mos u zbuloheni të tjerëve. Hapjuni më shumë të tjerëve, tregohuni ashtu si jeni, serioz, por edhe i gëzueshëm, shpikës, i ngrohtë dhe altruist. Ju jeni kureshtar/e dhe me shpirt të hapur, adhuroni udhëtimet, të zbukuroni shtëpitë e vjetra, ose të dilni shëtitje. Pa dyshim që shpirtin tuaj binjak do ta gjeni jashtë kontekstit të përditshmërisë suaj dhe me të do të keni dëshirë të hapeni me shumë. Kur të jeni në çift, do të fitoni siguri, besim dhe humor, do të dukeni më joshës/e dhe do t’ua fitoni zemrën shumë vetëve! Ju merreni vesh mirë me hënorët, që kanë lindur të hënën.

Jeta profesionale: Jeni shumë punëtor/e, u dedikoheni të tjerëve (nganjëherë më shumë se ç‘duhet), dhe mendoni për ta më shumë sesa për veten! Ai që ka rezultate të shkëlqyera në shkollë, do të ketë sukses edhe në punë, por ndërkohë, mund të sakrifikojë disa raste të mira në jetën sentimentale dhe shoqërore, për t’ia arritur kësaj. Ju pëlqen të jeni në shërbim të një kauze tek e cila keni besim, si në profesionet e mësuesisë, mjekësisë, ose aktivitetet e lidhura me natyrën. Ju mund të filloni me sukses edhe një aktivitet të pavarur, sidomos në fushën e shërbimeve.

Kafsha e preferuar: Qeni, besnik dhe i sigurtë

Fjalët kyç: Kompetencë, besnikëri, kërkim, seriozitet

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një kurë e re kundër zemrës së thyer

Next Post

Ndihmoni te kthehet trupi ne Atdhe!

Advertisement