Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më gjobitën si duhanpirës. A është e drejtë kjo?

– Para ca ditësh më ndodhi diçka e çuditshme në një lokal në Tiranë. Erdhën ata që kontrollojnë lokalin nëse pihet duhan, apo jo. Unë po pija cigare dhe më vunë gjobë mua 5 mijë lekë. Më iku truri. Më kërkuan edhe kartën e identitetit, por nuk e kisha me vete. Më thanë: “Lexo ligjet, sepse tashmë edhe qytetari i thjeshtë që zihet duke pire cigare në një ambient të mbyllur, do të gjobitet!”. A është e vërtetë?
– I nderuar zotëri, ajo çfarë ju kanë thënë dhe ju ka ndodhur, është e vërtetë. Në ligjin e ri që është miratuar tashmë prej disa javësh, parashikohet gjobitja edhe për qytetarin e thjeshtë që shkel ligjin kundra pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura. Ministria e Shëndetësisë dhe grupi qeveritar që ka hartuar ligjin kundra duhanit, kanë rënë dakord që përveç administratorit të lokalit, të gjobitet dhe qytetari që po pi cigare në atë vend. Me vënien e ligjit të ri do të priten tashmë tre fletë gjoba: një për pronarin e subjektit, një për administratorin dhe një për duhapirësin, pra, në rastin konkret, për ju. Veç kësaj, një tjetër ndryshim i ligjit kundra duhanit është bërë edhe në shumëfishimin e vlerës së gjobës. Pra, sipas ligjit aktual, në qoftë se një individ kapet duke pirë duhan në një ambient publik të mbyllur, që mund të jetë një bar apo restorant, grupi i kontrollit ka të drejtë të presë një fletë gjobe ndaj pronarit ose administratorit që kap vlerën 50 mijë lekë. Gjoba më e vogël është ndaj qyetetarit duhanpirës, që është 5 mijë lekë, ndërsa për pronarin e mjedisit publik të mbyllur, gjoba do të jetë 300 000 lekë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ish-bashkëshorti nuk paguan detyrimet ndaj vajzës...

Next Post

Si t’i rikthej dokumentet pas formatimit të kompjuterit?

Advertisement