Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Me çfarë t’i heq qimet?

– Përshëndetje! Jam një vajzë nga Durrësi dhe më quajnë Meri. Më shqetësojnë qimet në fytyrë dhe në mjekër, që i kam shumë të dendura dhe sa vijnë e shtohen. Dua të di se si mund t’i eliminoj? A i zhduk ato plotësisht aplikimi me rreze lazer? Sa seanca mund të bëhen afërsisht me lazer? A bëhet kjo procedurë në muajt e verës? Sa kushton një seancë dhe ku mund të drejtohem? Ju lutem, më shkruani sa më hollësisht për këtë problem që kam, sepse jam shumë e shqetësuar. Cili është shkaku i daljes së qimeve dhe cila është metoda më e mirë për t’i pastruar, me piskatore apo ndonjë formë tjetër? E shikoj që fytyra ka filluar të më infektohet, edhe pse e pastroj çdo ditë.
Dr. Albana Lufi, mjeke – dermatologe: – Eleminimi i përhershëm i qimeve në zonën e fytyrës mund të bëhet nëpërmjet lazerit ose elektrolizës. Duke qenë se kërkoni përgjigje për shumë pyetje, unë do t’ju shkruaj një informacion të detajuar rreth depilimit me lazer dhe me elektrolizë. Lazerat futen në grupet e aparaturave që veprojnë nëpërmjet dritës. Rrezja lazer është një rreze drite e përqendruar dhe e drejtuar, e cila kur takon indin që duam të shkatërrojmë, shndërrohet në një energji termike. Me depilimin me lazer realizojmë shkatërrimin termik të rrënjës së qimeve (photothermolysis selektiv) pa shkaktuar ndonjë ndikim në indet përreth. Aparaturat e teknologjisë së fundit bëjnë të mundur kontrollin shumë të mirë të rrezes dhe të energjisë që ajo përcjell, duke siguruar një mjekim pa efekte anësore.
– Depilimi me lazer nuk arrin të eliminojë të gjitha qimet në një seancë, pasi çdo folikul i qimes ka një cikël të vetin të zhvillimit, të pavarur nga folikujt e qimeve të tjera. Lazeri shkatërron vetëm qimet që janë në fazën e rritjes (anagene), sepse në këtë fazë, qimet kanë një sasi të bollshme të melaninës. Kjo është arsyeja përse nevojiten disa seanca për të patur efektin e dëshirueshëm. Pas çdo seance, qimet bien dhe nuk ripërtërihen për një kohë relativisht të gjatë. Gjatë rigjenerimit, qimet e reja do të jenë më të holla, më të dobëta dhe më pak të dukshme. Mesatarisht, pas disa seanca trajtimesh, kjo ripërtëritje bllokohet për 70-80 % të qimeve në zonat e trajtuara dhe rezultati përfundimtar është shumë i mirë dhe afatgjatë. Depilimi me lazer bëhet zakonisht për arsye estetike, por ka edhe arsye mjekësore për heqjen e qimeve me lazer. Shpesh, pas perdorimit të briskut, dyllit ose makines depilatore, krijohen folliculitis (puçrra të vogla me qelb) ose zona të skuqura. Në këto raste, heqja e qimeve me lazer është e vetmja zgjidhje. Edhe për shkak të çrregullimeve hormonale, depilimi me lazer është i vetmi që mund të garantojë rezultate të qëndrueshme.
– Ndërsa depilimi me elektrolizë siguron 100% të qimeve. Elektroliza është e vetmja procedurë e aprovuar nga FDB (Food and Drug Administration) për depilimin e përhershëm të qimeve. Nëse lazeri siguron deri 80 % të reduktimit të qimeve, atëhere në zonën e trajtuar, elektroliza realizon depilimin 100 %. Nëpërmjet kësaj metode mund të hiqen jo vetëm qimet e zeza, por edhe qimet e bardha ose të kuqe të cilat nuk mund të trajtohen me lazer. Gjithashtu, nëpërmjet elektrolizës mund të sigurojmë depilimin e zonës afër syve si vetullat, ose në hapësirat midis dy vetullave, që nuk mund të realizohen me depilim me lazer. Gjithashtu, depilimin në zonën mbi buzën e sipërme, ku lazeri vepron deri në masën 40 %. Për të arritur rezultatin përfundimtar nevojiten disa seanca pasi çdo folikul i qimes ka ciklin e vet të zhvillimit të pavarur nga folikujt e qimeve të tjera. Në klinikën tonë dermatologjike dhe estetike “Dermovita”, e specializuar kjo në dermatologji dhe estetikë, ofrojmë depilimin e përhershëm me lazer dhe me elektrolizë të qimeve.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)
  1. Greetings! This is my first visit to your blog! We are
    a collection of volunteers and starting a new initiative in a community in the same niche.
    Your blog provided us beneficial information to work on. You have done a wonderful job!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Qenushit tim i bien shumë qimet. Si të veproj?

Next Post

Kemi mbjellë një bimë marijuane për eksperiment. Do kemi problem ligjore?

Advertisement