Ja një hartë e përpunuar nga siti i internetit The date Report, që mbështetet në shifrat e dhëna nga studimi i “NYC Community Health Survey” (Studimi i Shëndetit të Komunitetit njujorkez), që tregon për lagjet më të nxehta të Nju Jorkut. Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për kriminalitet, por për lagjet ku bëhet më shumë seks me partnerë të ndryshëm. Kështu, me ngjyrë të kuqe, gjejmë lagjet ku është më e lartë përqindja e banorëve që kanë pasur të paktën tre partnerë gjatë vitit. Në këtë klasifikim, 5 lagjet më të nxehta njujorkeze janë: Harlemi Lindor (19.6%), Bronksi Verilindor (13.9%), Uashington Heits (13.8%), Flushing (12.4%) dhe Staten Island (12.2%). Përkundrazi, më pak të nxehtat janë Pelham (1.8%), Nju Jorku Lindor (2.4%), Littleneck (2.7%), Bay Ridge (4.15), Forest Hills (3.9%), të ndjekur jo larg nga Hupper East Side, pavarësisht se nuk do t’u pëlqejë vajzave të serialit “Gossip Girl”.
Advertisement