Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kush ka qenë Ibrahim ibn Abdallahu?

Tempullin e Petras, monument i lashtë i kulturës së nabatëve, që ishte harruar në shkretëtirë, e zbuloi 200 vjet më parë zvicerani Johan Burkhard. Ai ishte atëhere 27 vjeç, zotëronte për mrekulli gjuhën arabe, njihte Kuranin dhe e “shiste” veten për tregtar mysliman nga qyteti Alepo i Sirisë, që kishte marrëdhënie tregtare me Egjiptin. Në fakt, ai ishte agjent i një shoqërie angleze që merrej me zbulime të reja gjeografike dhe paguhej për këtë me 500 stërlina në vit. Atij i pëlqenin udhëtimet dhe kishte ëndërruar për to që në moshën fare të re. Lindja arabe ishte për të vetëm një “trampolinë” për t’u hedhur në viset e brendshme të Afrikës dhe, meqë arabët kishin penetruar me kohë në kontinentin afrikan dhe kishin zënë në shoqëri pozita privilegjuese, edhe ai u “shit” për arab… Asokohe, udhëtime të tilla quheshin të rrezikshme sepse fise të tëra merreshin vetëm me grabitjen e udhëtarëve. Edhe vetë Burkhardin e kishin grabitur, madje një herë i hoqën të gjitha rrobat e trupit, duke e lënë me mbathje dhe, pikërisht në këtë gjendje u kthye ai në Alepo. Por, duke e njohur psikologjinë e beduinëve, ai e dinte se jeta e tij nuk kërcënohej, këto fise e quanin jetën gjënë më të çmuar të dhuruar nga Allahu dhe nuk e preknin. “Ai u dorëzohej” beduinëve dhe jo vetëm që nuk kërcënohej, por e ndjente veten të mbrojtur nga çdo rrezik. Kështu veproi ai edhe në vitin 1812, kur iu dorëzua udhëheqësit shpirtëror të beduinëve, sheikut Jusuf, duke paguar për shoqëruesin vetëm 20 piastra… Mirëpo duke kaluar nëpër shkretëtirë, ai ndeshi me një pritë të fisit beni, të cilët e gjykuan sipas zakoneve të tyre dhe e dënuan me dorëzimin e armëve, ndërsa shoqëruesin, me kthim pas në tokat e fisit të tij. Shoqërimin e mëtejshëm në rrugën për në Kajro, ia siguronin “tregtarit” ata vetë. Sipas librave që kishte lexuar, aty afër duhej të ishte “Qyteti i gurtë”, ku ndodhej edhe varri i shenjtorit hebre Aeron, i cili kishte kërkuar nga Moisiu ta varrosnin në shkretëtirë. “Tregtari sirian” u tha shoqëruesve se kishte premtuar të flijonte mbi këtë varr të shenjtë një dhi, të cilën e kishte marrë me vete… Ata, fanatikë për këto gjëra, e ndihmuan të gjente varrin e Harunit, siç e quanin ata Aronin, shenjtorin hebre. Varri kishte formën e një tempulli madhështor, që ishte skalitur i tëri në shkëmbin prej guri… Burkhardi shikonte sa andej-këtej, duke vëzhguar me imtësi çdo pëllëmbë të tempullit të lashtë, por shoqëruesi, që në fillim u entuziazmua, kur pa një interesim kaq të madh, i bërtiti: “Ndal! Mos lëviz nga vendi! Ti nuk je tregtar, por një i pabesë që po kërkon thesaret e fshehura këtu nga të parët tanë” dhe, Burkardi për herë të parë mendoi se mund ta vrisnin vërtet.
Mirëpo nga ana tjetër, beduini shikonte te “tregtari” edhe një magjistar, i cili me forcën e magjive do të zbulonte pasuri të mëdha. Burkhardi ishte trim dhe nuk kishte frikë nga vdekja, por natyrisht nuk donte të vdiste kot; trupin e tij pa jetë do ta hidhnin në shkretëtirë dhe askush nuk do t’i mësonte koordinatat e këtij tempulli të mrekullueshëm, rrugën drejt të cilit vendasit nuk e tregonin nga frika se mos u vidhnin thesaret e të parëve… E vetmja rrugë ishte të hiqte nga shoqëruesi çdo dyshim dhe mendim të keq, ndaj ai, u largua nga tempulli, mori një rrugë tjetër dhe i tha shoqëruesit të vet të armatosur deri në dhëmbë: “Ne ende s’kemi arritur gjer në gjysmën e rrugës për te varri i Aronit dhe Dielli po perëndon. Eja të nxitojmë pak…” Kur arritën te sheshorja, ku beduinët thernin kurbanët për Aronin, shoqëruesi nxori thikën e tij nga milli dhe ia zgjati. Zvicerani, i pamësuar me gjëra të këtilla, i preu kokën dhisë duke e ngushëlluar veten se po e bënte këtë “krim” në emër të shkencës, historisë, së ardhmes së njerëzimit; do të nxirrte nga harresa një tempull shumë të vlefshëm…
Kanë kaluar 200 vjet, tempulli u bë i njohur në të gjithë botën dhe beduinët gjer sot e kësaj dite bëjnë kurban nga një dhi jo te varri i Aronit, por te varri i haxhiut dhe sheikut Ibrahim ibn Abdallahu, që zbuloi tempullin e lashtë të qytetit të gurtë… Dhe ai, s’është askush tjetër veçse zvicerani Johan Burkhard…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

BARCALETAT E SE DIELES

Next Post

Cili është horoskopi juaj për vitin 2015?

Advertisement