Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kur mungon oksigjeni…

Sipas të dhënave të Qendrës Shkencore Indiane të Ruajtjes së Ambientit, niveli i ndotjes së ajrit në Dehli këto muajt e fundit e ka tejkaluar 60 herë kufirin e lejueshëm. Shkencëtarët indianë kanë përcaktuar se përqendrimi i substancave të dëmshme për shëndetin në ajrin e Novi-Dehlit eshte 575 miligramë për metër katror, ndërkohë që duhet të jetë vetëm 20 miligramë për çdo metër katror. Ato janë mikrosubstanca të nitrateve, sulfateve, karboneve, amoniakut dhe elementëve të tjerë, që mund të bëhen burim sëmundjesh, si për shembull të emfizemave dhe sëmundjeve të mushkërive. Mjekët kanë frikë se këto përqendrime ndotjesh mund të dëmtojnë gjithashtu organet e të parit dhe të sjellin mungesën e viaminës D. Kjo ndotje e ajrit në atmosferën e Dehlit është pasojë e gazrave të automobilave të vjetër, të djegies së plehrave dhe mbeturinave, të tymrave të termocentraleve që punojnë me qymyrguri, të oxhaqeve të fabrikave dhe të uzinave, etj. Në këtë mënyrë, Dehli ia ka kaluar Pekinit që ka qenë “kampion” në këtë drejtim. Mirëpo ndërsa organet e pushtetit te Pekinit po bëjnë çmos që të shpëtojnë nga kjo e keqe, ato të Dehlit nuk po e vënë fare ujin në zjarr. Për pasojë, gjendja po keqësohet. Në listën e qyteteve më të ndotura në botë, përfshihen edhe Ulan-Batori i Mongolisë, Peshavari i Pakistanit dhe Gaboroni i Botsvanit…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ta nisim ditën duke qeshur!

Next Post

Nuk po bëhem dot me fëmijë!

Advertisement