Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ka një gjendërr në prostatë

– Përshëndetje, i nderuar doktor! Jam një qytetar nga Saranda, që interesohem për shëndetin e xhaxhait tim, i cili ka 10 vjet që vuan nga prostata. Sot është 70 vjeç… Vitet e para, me recetë të mjekut, ka pirë Umnik. Pastaj e ndërpreu atë dhe ka pirë vetëm çaj prostate, të marrë në farmaci. Para dy muajsh, iu shtuan shqetësimet. Pati më shumë vështirësi në urinim, djegie, dalje të shpeshta etj. Shkoi te specialisti këtu dhe bëri ekon. Mjeku i tha: “E ke këtë vështirësi në urinim sepse ty të ka dalë një gjendërr tjetër para prostatës. Për këtë, për një vit do pish Avadart. Do shikojmë efektin dhe do procedojmë më tej”. Jam i shqetësuar për shëndetin e xhaxhait tim, prandaj, ju lutem, më sqaroni: Çfarë rreziku paraqet kjo gjendërr? A është normale dhe si duhet proceduar më tej? Ju falënderoj për një përgjigje të qartë e të hapur! Me respekt, K. Sh. Sarandë.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Gjendrra e prostatës ka si funksion prodhimin e spermës ose të 1/3-s së lëngut spermatik. 2/3 e lëngut spermatik prodhohet nga vezikula seminale. Prostata, si pozicion, është ngjitur me vezikën urinare dhe nëpërmjet saj kalon uretra (kanali i derdhjes së urinës). Në vendin ku bashkohen me vezikën urinare, është një muskul që quhet Ostium Uretra, që bën pak a shumë rolin e një valvule, për të urinuar në mënyrë të rregullt. Me kalimin e viteve, te disa meshkuj vëmë re rritje të volumit të prostatës, e cila shkakton jo vetëm ngushtimin e pjesës së uretrës. Kjo rritje shkon edhe në drejtim të vezikës urinare, pikërisht aty te valvula e urinës. Themi që kemi rritje të prostatës në qoftë se nga normale që është ajo, pra, 30 mililitra si volum, dyfishohet ose tre-katërfishohet. Në këto raste, pacienti fillon të ketë që në fillimet e saj, zmadhim të saj, urinim më të shpeshtë me porcione më të vogla, currili e urinës dobësohet, mashkulli fillon të urinojë derisa ta bëjë urinën pika-pika dhe të lagë edhe këpucët (e cila njihet si simptoma e lagies së këpucëve), të ketë urgjencën e ndjenjës së urinimit, gjë që bën që ai, edhe në vende të papërshtatshme, shpeshherë të mos e mbajë urinën dhe të urinojë në të brendshme, si dhe të ketë urinime të shpeshta natën, pra, të çohet disa herë.
– Kjo gjendje i shkakton prishjen e qetësisë së gjumit, në angazhime të shpeshta në jetën e përditshme, çrregullim të plotë të urinimit, pra, t’i ulë cilësinë e jetës. Gjendja mund të avancojë më tej, derisa në një moment të caktuar, pacienti të mos urinojë dot dhe për këtë rast është i detyruar të shkojë në spital e t’i nënshtrohet futjes së kateterit në kanalin urinar, në mënyrë që të zbrazë vezikulën urinare. Mjekimet për prostatën kanë qenë shumë të efektshme, për shembull omniku e ndihmon pacientin për të rregulluar urinimin, pra, të mos çohet natën, të urinojë më lirshëm, të ulë frekuencën e urinimit, pra, ta ndjejë veten shumë më mirë. Një mjekim tjetër është edhe avadarti, i cili ndihmon në uljen e masës së volumit së prostatës, me efekte të mira edhe ky. Duke ulur volumin, rregullohet urinimi dhe shqetësimet që ka pacienti. Kombinimi i të dyjave, në disa raste, është i nevojshëm, me efekte shumë më të mira. Përsa i përket asaj që thoni ju, nuk di të shpjegoj shumë gjëra, megjithatë, duhet të pyesni mjekun, i cili ju ka folur për gjendrrën. Në rastet kur preparatet nuk arrijnë efektin e duhur, apo gjendja vazhdon të rëndohet, është ndërhyrja e operacionit që e zgjidh plotësisht problemin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kartagjenasit e lashtë flijonin fëmijët e tyre

Next Post

Revoltklan: Klipin e xhiroi kompania e “Expendables”!

Advertisement