Ja, një shifër që të bën të mendosh: 43% e kanadezëve preferojnë më shumë bejkonin, sesa seksin! Ky është rezultati i një sondazhi të kryer me më shumë se 1000 kanadezë nga shoqëria kanadeze e transformimit ushqimor, Maple Leaf Foods. Nëse kjo shifër ju trishton, çështja nuk mbaron këtu: Dijeni që 43% e tyre janë burra, që 18% e tyre rrëfejnë se nuk mund të jetojnë pa bejkonin disa ditë (ndryshe nga seksi) dhe 23% thonë se era e bejkonit është aroma e tyre e preferuar. Në fund, 23% e të intervistuarve pyesin veten nëse “partneri/ja i tyre preferon më shumë bejkonin sesa ata/o.”. Ja, disa shifra që të qetësojnë…
Advertisement