Dashi
Këtë javë do të jeni nervozë, të irrituar dhe do të zemëroheni për hiçmosgjë. Verifikoni nëse ju mungon magnezi, ose nëse përdorni shumë eksitues (kafeinë, apo cigare). Në punë jeni shumë të përqendruar, por edhe nervozë. Do të ishte mirë të ndryshonit ndonjë gjë nga jeta juaj. Edhe partneri/ja juaj do të donte që ju të ishit më i qetë. Dëgjoni këshillat që ju japin dhe lërini personat që ju duan, t’ju ndihmojnë.
Demi
E keni të vështirë të dilni nga shtëpia dhe gjatë ditës, mendoni vetëm të ktheheni në shtëpi e të futeni në shtrat. Ndjeheni pa fuqi dhe pa dëshirë. Merrni vitamina dhe mos nxirrni si pretekst kohën sepse dimri është ende i gjatë, pra, duhet të përmirësoni humorin. Nëse ndjeni të ftohtë, vishuni. Qëndrimi juaj i momentit nuk vlerësohet në punë, pasi ju ankoheni shumë. Duhet të bëni diçka që shefi juaj të jetë i kënaqur.
Binjakët
Mendja juaj punon me 200 km/orë, sa lodhni edhe veten, lëre pastaj të tjerët, me pyetjet që bëni e për zgjidhjet që duhet t’u jepni problemeve. Ju nuk ndaloni asnjë minutë. Një mik i një shenje toke (Demi, Virgjëresha apo Bricjapi) do t’ju ndihmojë të vendosni prioritetet dhe të mos dyshoni më te vetja. Në dashuri, java do të jetë konfuze, një herë do të ndjeheni afër partnerit/es dhe njëherë, larg tij/saj. Nuk ka problem, ju po përpiqeni të gjeni formulën më të mirë për lidhjen tuaj, ndaj relaksohuni.
Gaforrja
Në dashuri, ju do të dialogoni në mënyrë që të thoni se çfarë prisni nga lidhja. Do të vini gjithçka mbi tavolinë, besimet, shpresat, zhgënjimet e së shkuarës. Në këmbim të kësaj, do të kërkoni sinqeritet. Një marrëdhënie dashurore është e ndërlikuar, ndaj mos e ndërlikoni edhe më shumë gjendjen, duke e shtyrë partnerin/es të futet në guackën e tij/saj; lëreni të thotë atë që do. Profesionalisht, do të keni ndjesinë sikur nuk jeni integruar krejtësisht në grup. Mbase prisni shumë nga të tjerët.
Luani
Jupiteri dhe Saturni do t’ju bëjnë të ndërgjegjshëm për atë që mund të prisni nga e ardhmja. Keni dëshirë të bëni ndryshime të mëdha pozitive dhe e dini që duhet të vini gjithë energjinë tuaj për të përmbushur dëshirat tuaja. Shoqëria do t’ju japë prova të vërteta miqësie, kështu që do të shihni t’ju shpërblehen gjithë momentet në të cilat keni qenë i/e pranishëm në jetën e disa personave. Bëni kujdes për shpinën dhe kockat në përgjithësi.
Virgjëresha
Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës do t’ju bëjë më të ndjeshëm se zakonisht dhe do ta merrni gjithçka për zemër, edhe gjërat më të parëndësishme. Virgjëreshat kanë shpesh nevojë për një mace, apo qen, apo një peshk të kuq, sidomos nëse jetojnë në mjedis urban. Mbase keni një kafshë shtëpiake, për të cilën kujdeseni shumë mirë, ose po e shihni seriozisht mundësinë për të pasur një kafshë, por më parë duhet të bini dakord edhe me partnerin/en. Në punë, do të jepni gjithçka nga vetja.
Peshorja
Jeni mjaft me fat në planin financiar, mbase për shkak të një shpërblimi në punë, apo të partnerit/es që ka shkurtuar shpenzimet, apo një shoku/shoqeje që vjen të banojë me ju dhe ndani qiranë bashkë, apo të familjes që ju ndihmon. Sido që të jetë, do të ndjeheni mirë dhe do të tregoheni bujar me veten e të afërmit. Do të organizoni një darkë dhe do të dhuroni veshjet që nuk i mbani më. Ju keni dëshirë të ndani me të tjerët, keni zemër të madhe!
Akrepi
Saturni po del nga shenja juaj dhe ju do të jeni i ndërgjegjshëm për gjithë ndryshimet që janë bërë gjatë këtyre dy vjetëve të fundit. Ju jeni më i fortë, me këmbët në tokë, keni dëshirë për gjëra të vërteta, për të ndërtuar diçka. Kujdes në rrugë nëse i jepni makinës; Marsi është në sektorin e aksidenteve për ju! Në dashuri do të tregoheni romantikë dhe do t’i shprehni ndjenjat me zë të lartë, gjë që nuk keni guxuar ta bëni më parë.
Shigjetari
Afërdita është në shenjën tuaj dhe ju do të merreni më shumë me pamjen tuaj të jashtme, si të përmirësoni stilin tuaj për këtë dimër, si për shembull me një model të ri flokësh, një pallto të re, etj. Do të bëni kërkimet tuaja para se të vendosni… Në dashuri, ju keni dëshirë ta çmendni partnerin/en nga pasioni… Nëse ai/ajo është i/e ndrojtur, do të keni dëshirë që t’jua shprehë me zë të lartë dashurinë që ndjen për ju. Nëse është i shkathët, do të doni që ai/ajo të kalojë më shumë kohë me ju sesa me shoqërinë. Në punë, jeni i/e çorganizuar…
Bricjapi
Këtë javë, në plan të parë do të dalin lidhjet me shoqërinë dhe do t’i organizoni ditët, në funksion të daljeve me ta. Partneri/ja, po të dojë, mund t’ju ndjekë, përndryshe le të rrijë në shtëpi. Ju vetë nuk doni të rrini brenda, doni të lëvizni, të ecni, të kërceni, të bëni fizkulturë! Keni shumë energji brenda jush, të cilën nuk dini ku ta harxhoni. Edhe në punë jepeni me mish e me shpirt, por nuk ndjeni lodhje, sepse keni dëshirë ta bëni këtë. Do të tregoni logjikën tuaj të fortë në zgjidhjen e një situate të ndërlikuar, por do ta bëni me siguri në vetvete.
Ujori
Ndjeheni mjaft i/e afërt me partnerin/en për t’i thënë atë që mendoni për disa persona të familjes së tij, apo për miqtë e afërt, megjithëse nuk do t’i pëlqejë shumë ajo që do të dëgjojë. Në familje do të kaloni një moment të bukur. Juve ju pëlqen të takoheni me të afërmit kur dëshironi, jo kur është e detyrueshme. Mbase do të keni një problem të vogël me kyçet, që do t’ju pengojë të bëni sport (gjuri, bërryli, etj). Në punë, një projekt i mërzitshëm ju bllokon dhe nuk do të dilni dot nga situata pa ndihmë.
Peshqit
Do të ketë pak konfuzion në fushën e dashurisë, nuk do të arrini të kuptoni natyrën e ndërlikuar të partnerit/es. Nëse ai/ajo i përket shenjës së Peshqve apo Binjakëve, atëhere do të jetë edhe më keq. Krijoni pak distancë me tij dhe jush. Shkoni të takoni shoqërinë, provojini që jeni i/e pavarur dhe nuk keni nevojë për të. Kjo do ta bëjë të vijë t’ju kërkojë, është e sigurtë. Ky nuk është manipulim, është strategji. Në punë po përgatiten ndryshime, por asgjë s’është e sigurtë, janë vetëm thashetheme. Ndjeheni i/e shqetësuar, por asgjë nuk është e vendosur, ndaj mos e fusni veten në telashe që tani.