Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Fobitë e çuditshme të VIP-ave hollivudianë!

Nganjëherë e kemi të vështirë t’i kuptojmë dhe na duken qesharake, por të gjithë kemi fobitë tona, gjëra që na tmerrojnë dhe të tjera, që na nervozojnë. Unë personalisht kam frikë nga insektet, më shumë nga buburrecët, të cilët gjithmonë më janë dukur të shpifur. Gjithashtu, si të gjitha gratë, kam frikë nga minjtë, nga boshllëku dhe lartësitë e mëdha. Pastaj… gjithmonë kam pasur inat kur dikush hante me gojë hapur dhe dëgjohej mbllaçitja e tij/saj (gjë që e ka trashëguar edhe im bir)! Me siguri, edhe ju do të keni fobitë tuaja, ashtu si edhe VIP-at, të cilët janë njerëz si ne. Për shembull, e dinit që Megan Foksi është mizofobe (shpjegimi në shkrim), Robert Patinsoni është kulrofob, ndërsa Vudi Alen, është panofob? Lexoni nga cilat fobi vuajnë VIP-at dhe kështu, nuk do t’ju duken më të çuditshme fobitë tuaja…

Opra Uinfrei urren çamçakëzin! Ajo nuk duron dot kur sheh dikë që përtyp çamçakëz, aq shumë sa e ka ndaluar në studiot e Çikagos, ku xhironte emisionin e saj. Sipas saj, urrejtja për të ka filluar kur ishte fëmijë dhe gjyshja e saj e kishte zakon të ngjiste copa çamçakëzi të përdorur nëpër mobilje. Oprah ka thënë se “Gjyshja e ruante çamçakëzin në rreshta të vegjël në banjo. Kisha frikë ta prekja, sepse më dukej gjë shumë e shpifur. Që prej asaj kohe, kam frikë prej tyre”.
Brad Pit e ka fobi të ecë mbrapsht. Ai deklaron se është i fiksuar të ecë përpara në jetë.
As të mos ju shkojë ndërmend t’i dhuroni një bimë shtëpiake Kristina Riçit, pasi ajo ka frikë prej tyre. Ajo është botanofobe dhe ka deklaruar se ato i duken të shpifura e të pisëta. “Kur i afrohem një bime, tmerrohem!”. Por, si të mos mjaftonte me kaq, ajo ka frikë se mos i afrohet një peshkaqen në pishinë!
Kelli Osbourn, vajza e rrokistit Ozi Osbourn, nuk duron dot kur e prekin të tjerët. Ajo ka thënë se e “tmerron” sidomos prekja në qafë.
Kira Najtli nuk duron dot kur njerëzit ndalojnë në mes të rrugës, janë para teje dhe ti duhet t’i anashkalosh.
Leonardo Dikaprio nuk e vë këmbën në të çarat e trotuarit. Mbase ai ka frikë mos pengohet, ose rrëzohet.
Nikolë Kidmani është e tmerruar nga dielli. Kur bën filmime jashtë, Kidmani përdor një krem me SPF 100 dhe mban kapele me strehë të madhe, sa herë që ka mundësi. Mund ta kuptojmë, pasi me atë lëkurë të bardhë që ka, duhet të ruhet shumë nga dielli.
Skarlet Xhohanson ka frikë nga buburrecët. Ajo mund të jetë njujorkeze, ku këto insekte janë me shumicë, por ajo ka frikë nga buburrecët, ose nga “kacaridhofobia” (nga greqishtja, frikë nga buburrecët).
David Bekham i urren numrat tek. Nuk dihet arsyeja e kësaj fobie të tij, por është e vërtetë se atletët, shpesh, janë supersticiozë. Ai gjithashtu është i fiksuar pas rregullit. Kur sheh diçka që del nga rreshti, ai duhet të vërë në rresht, ose i rregullon gjërat çift. Në fund, ish-futbollisti ka frikë edhe nga zogjtë.
Viktoria Bekham urren nxirjen artificiale (me solar). Sa herë që e shihni të nxirë, do të thotë se ka bërë banja dielli dhe jo me solar.

Frikë nga papastërtitë
Kameron Diaz ka frikë të prekë dorezat e derës. Ajo mendon se ato janë të pisëta dhe kanë me mijëra mikrobe e akarie. Gjithashtu, ajo është e fiksuar pas pastërtisë; rri gjithë kohën duke pastruar shtëpinë.
Alek Balduin e ka fiksim pastrimin, gjithashtu. Ai do që gjërat të jenë të pastra dhe të rregullta gjithë kohën.
Donald Trampi shokoi gjithë botën kur deklaroi se nuk donte t’ua jepte dorën mësuesve, pasi shumica e tyre janë të prekur nga mikrobet në shkollë. Ai tha se një tavolinë mësuesi ka “17 mijë mikrobe për cm2”.
Megan Foks është mizofobe. Ajo ka frikë nga pisllëku, i cili e sëmur fare.
Hilari Daf, aktorja dhe këngëtarja amerikane, ka frikë nga pluhuri. Ajo rri me orë të tëra duke marrë pluhurat e shtëpisë.
Edhe Majli Sajrus ka frikë nga mikrobet dhe i kushton shumë kohë pastrimit të shtëpisë.
Shanen Doherti ka frikë nga mikrobet; ajo mund t’i lajë duart çdo pesë minuta.

Advertisement

Frikë nga kafshët
Xhek Gilenhal ka frikë nga strucët. Keti Holms u trembet rakunëve, ndërsa Najal Horan, i grupit One Direction, ka frikë nga pëllumbat. Skarlet Xhophanson u trembet zogjve në përgjithësi, ndërsa David Bekham largohet sapo sheh pallonj, sepse i duken shumë të këqinj. Këngëtarja angleze, Adele, ka frikë nga pulëbardhat. Xhastin Timbërlejk ka frikë nga merimangat, gjarpërinjtë dhe peshkaqenët. Nikolë Kidman ka edhe frikë nga fluturat. Tajra Benks ka frikë nga delfinët. Salma Hajek ka shumë frikë nga gjarpërinjtë. Njëherë, në një emision televiziv, prezantuesit kishin sjellë një gjarpër dhe Salma kaloi një krizë paniku.
Mat Damon ka frikë nga gjarpërinjtë, megjithatë, e ka përballuar këtë frikë nëpër filmat e tij.

E çuditshme!
Kulmi është Sara Mishel Gelar, e cila ka frikë nga varrezat. Si ia ka bërë për rolin e saj në filmin “Bafi, vrasësja e vampirëve”?!
Edhe Uollt Diznei, krijuesi i Miki Mausit, kishte frikë nga minjtë.
Mos vini kurrë një pasqyrë para Pamela Andërsonit, pasi ajo e urren imazhin e saj në pasqyrë apo në televizor! Uau, kjo vërtet është e habitshme!
Uma Turman është klaustrofobe (megjithëse e kanë varrosur të gjallë në filmin “Kill Bill”!)
Barbra Streisand ka frikë nga njerëzit që nuk i njeh. E vështirë për një star që takon shpesh fansat e saj, pra, njerëz të panjohur.
Karmen Elektra, ylli i serialit “Bayvvatch”, ka frikë nga… uji! Ajo nuk di të notojë.
Kanie Uest ka një frikë të çuditshme për shekullin që jetojmë: Ai ka frikë nga telefonat. Të afërmit e tij thonë se komunikojnë me të vetëm me email-e.
Mishel Fajfer ka frikë nga uji, megjithatë, i është dashur ta përballojë atë në filmin “Apparences”.
Xhastin Timbërlejkut i pëlqen që gjërat të jenë vënë në rresht dhe të rregulluara më së miri. Ai ka deklaruar se nuk duron t’i shohë objektet të hedhura andej-këtej.
Kelli Klarkson ka thënë se nuk i duron etiketat. Sapo sheh dikë, të cilit i ka dalë etiketa e këmishës jashtë, i vjen t’ia heqë.
Billi Bob Thorntonit nuk i pëlqejnë serviset antike franceze, ato prej argjendi, etj. Me sa duket, atij i duket e shpifur çdo gjë antike.
Aktori kanadez, Haui Mandej, ka frikë nga pisllëku dhe bakteriet. Ai ka kohë që e ka bërë publike këtë fiksim dhe frikë të tijën nga bakteriet.
Prezantuesja amerikane, Marta Stjuart, ua ka ndaluar fotografëve t’i bëjnë foto dhe nuk e duron dot rrëmujën.
Rihana, e cila para disa kohësh këndoi këngën “Poshtë çadrës”, ka frikë nga uji dhe nga peshqit në det.
Orlando Blum është i terrorizuar nga derrat.
Për Xhoni Depin, kllounët janë krijesa djallëzore, por ai nuk është i vetmi që e mendon këtë. Nga e njëjta patologji vuajnë edhe Robert Patinsoni dhe Daniel Redklif dhe, për çudi, edhe Paf Didi.
Xhenifer Anistoni, Upi Goldberg, Kolin Farrel dhe Kejt Bosuorth kanë panikun e avionëve. E vështirë kur je një VIP dhe të duhet t’i përdorësh shpesh… “Ai që më tmerron më shumë është momenti i ngritjes nga toka”, ka shpjeguar ish-aktorja e serialit “Friends”. “Nuk e kuptoj se si ia bëjnë avionët për t’u ngjitur aq larg! Apo ndodh ngaqë dua t’i kem të gjitha gjërat nën kontroll? Jam gjithmonë shumë nervoze kur i hipi një avioni!”.
Kim Besinxher dhe Derril Hana janë agorafobe, domethënë, kanë frikë nga vendet e hapura dhe me turmë.
Ndërsa Metju Mekonagi ka frikë nga tunelet dhe portat rrotulluese.
Çfarë e tremb Madonën? Stuhitë! Ajo është vrontofobike.
Keniu Rivs nuk mund të flejë pa një abazhur të ndezur, pasi ka frikë nga errësira. Disa fëmijë nuk rriten kurrë…
Zigmund Frojdi kishte frikë nga bima e fierit.
Britni Spirs e ka shumë frikë dragoin e Komodosë, një zvarranik mes aligatorit dhe gjarpërit, që jeton në ishujt Komodo.
Edhe Çer, si disa VIP-a të tjerë që përmendëm më lart, ka frikë nga avioni.
Këngëtarja angleze, Sheril Koul, ka një frikë krejt të veçantë, që mund të ndikojë në mënyrën se si heq grimin. Ajo ka frikë nga pambuku.
Nëse takoni ndonjëherë në rrugë Xhesika Simpsonin, mos iu afroni shumë. Jo për të, por për vete, sepse mund t’i vijë erë goja. Aktorja, në fakt, ka frikë të lajë dhëmbët!
Xhodi Foster nuk do të jetë kurrë mbretëresha e shopingut! Ajo ka frikë të futet nëpër dyqane dhe të bëjë pazar.
Edhe një star tjetër që ka frikë nga avionët… ajo është Kejt Uinslet!
Keti Perri bën mirë të marrë një shofer, pasi ka frikë se mos e zë gjumi në timonin e makinës.
Kim Kardashianit i ka filluar kjo fobi në shkollë dhe e ndjek edhe sot. Ajo ka frikë të rrijë vetëm, qoftë në shtëpi, apo thjesht për të ngrënë bukë.
Kristen Stjuart nuk do të merrte kurrë pjesë në filmin “Burri që u pëshpëriste kuajve”. Aktrorja ka frikë nga kuajt qëkur ka rënë prej kalit në fëmijëri.
Kajli Minog nuk i rregullon rrobat e veta në dollap si gjithë të tjerët, pasi ka frikë nga kremastarët; një fobi e pashpjegueshme…
Ledi Gaga është e tmerruar nga ideja e vdekjes.
Lili Alen nuk ka shumë besim në vetvete. Në fakt, frika më e madhe që ka, është ta fishkëllejnë në skenë.
Niki Minaxh ka frikë nga shkallët mekanike, prandaj ngjitet gjithmonë nga shkallët e zakonshme.
Paf Didi ka një frikë të çuditshme, atë nga gishtat e këmbëve. Shpresojmë të mos ketë frikë edhe të tijtë!
Robert De Niro duhet të lutet çdo natë që të mos i prishen dhëmbët, pasi ka frikë nga dentistët.
Sheril Krou ka frikë nga boshllëku, si edhe nga zhurmat e forta.
Uinona Rajder ka frikë nga uji dhe avionët.
Përfundojmë me Vudi Alenin, tek i cili kombinohen shumë fobi njëherësh. Ai ka frikë nga insektet, qentë, turma, dielli, drerët, boshllëku, etj.

Si përfundim, të gjithë kemi frikë nga diçka, por nuk duhet t’i lëmë këto frikëra të na pengojnë në jetë. Ekzistojnë shumë metoda për vënien e tyre nën kontroll; mjafton të keni dëshirë t’i kërkoni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

S’kam energji kur stërvitem. Si të veproj?

Next Post

Im shoq më ka çuar në depresion

Advertisement