Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

EDI RAMA:KRENAR PER AKTIN E LUIZA XHUVANIT

Siç u njoftua, në orën 18.30, deputetja socialiste, Luiza Xhuvani, ka dalë në një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama. E përlotur ajo ka dënuar krimin e të bërit dhe ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqjen si deputete.

“Ngjarja e ndodhur sot është tragjike, por ajo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen e Konstandinit dhe as me mandatin që unë nëna e tij kam. Janë katër familje që sot vuajnë dhe kërkojnë drejtësi. Dhe drejtësia duhet të bëjë drejtësi. Drejtësia duhet ti trajtojë si të barabartë të gjithjë. Kush është prind dhe nënë më kupton. Konstandini është djali im dhe ai do të mbetet i tillë. Në pamundësi të vazhdoj të përfaqësoj njerëzit që më kanë zgjedhur, i kam kërkuar kryeministrit dorëheqjen si deputete.

Mos i ndodhtë asnjë prindi ajo që më ka ndodhur mua. Unë tërhiqem në thellësinë e dhimbjes dhe në një peshë të parehabilitueshme. Drejtësia duhet të bëjë drejtësi”, tha Xhuvani.

Advertisement

Kryeministri Edi Rama ka thënë se e ka ndjerë për detyrim që të dilte në konferencë shtypi për ngjarjen e sotme, pasi në të ishte përfshirë djali i një deputeteje socialiste.

Rama tha se ndihet krenar për shembullin që dha Luiza Xhuvani, por ai u shpreh se edhe pse miq me familjen Xhuvani, ai kërkon nga drejtësia të bëjë punën e vet.

“E ndjeva si detyrë që të reagoj vetë, sepse në këtë ngjarje është përfshirë djali i deputetes sonë. Gjëra e parë që mendova pas kësaj ngjarje ishin prindërit e të vrarëve dhe prindërit e të dyshuarit kryesor për këtë vrasje.

Të parët të panjohur, të dytët miq të mirë. Besoj se mund ta kuptoj se çfarë mund të ndjejnë ata që humbën këta njerëz, por edhe për faktin se autori i krimit është djali i një deputeti.

Historia e gjithë këtyre viteve të vështira mes politikës dhe gjyqësorit, kur edhe njëherë njerëzit e fëmijëve të politikës janë përzier në krim, nuk ka qenë një histori e denjë as për shtetin dhe as për politikën. Dhe nuk ndihmon as sot për të pritur fjalën e drejtësisë. Policia bëri detyrën në kohë, por të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë ndodhte para 23 qershorit.

Unë nuk kam ndërmend ta ul zërin sot për drejtësi. Shembulli i Luiza Xhuvanit duhet të shërbejë si pikë kthese për politikanët, por edhe gjykatave se nuk nuk tërhiqemi para drejtësisë. Ligji është njësoj për të gjithë. Djali i Luiza Xhuvanit nuk është fëmijë, por një burrë, që është tragjedia e gjallë e dy njerëzve të mrekullueshëm. Gojët e liga që u mbushën plot ndaj Luiza Xhuvanit, nga një opozitë që na la çdo të keqe, i përkasin jetës së ulët, ndërsa gruaja dhe nëna së cilës i ra fatkeqësia të përjetojë të vërtetën e fjalës ç’të bën fëmija, nuk ta bën askush, i përket jetës së lartë. Luiza i përket një çifti që kanë bërë historinë në art, por tashmë ata duhet ta jetojnë jetën me dhimbje. Miqësia ime me Luizën dhe Gjergj Xhuvanin e kanë historinë vite larg. Unë jam krenar që jam mik dhe ashtu do jem. Unë nuk do kisha dashur kurrë që atyre t’u kishte ndodhur kjo gjëmë, por ne sot jemi krenarë që jemi miq të Luiza Xhuvanit me shembullin që ajo dha”, tha Rama

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bima që ha insekte

Next Post

Zbuloni personalitetin, sipas ditës së javës

Advertisement