Parajsa ime je ti. Ditet e merzitshme ti mi kthen ne lumturi. Sa herë që zemra ime ty te kujton, ajo rreh fort gati sa spushon, gjithcka me ty me duket mrekulli. Të dua zemra ime jeta ime je ti. Andi Durres.
Je një yll magjik qe vjen nga pafundesia. Je hëna qe ndriçon ëndrrat e mia. Ti je dielli që më ngroh. Ti je ëndrra që unë shoh. E tërë bota je per mua o krijesa e bukur vetem ty te dua. Andi Durrës.
Nëse nje dite largohesh. Te lutem mos u kthe më kurrë. Dhe unë e kam nje organ ne trup quhet zemer e jo gur. Nese do të më lëndosh mos me kerko më kurrë në jetë. I lenduar jam qemoti sherimin akoma se kam gjetë. Nese kam gabuar me ty te kerkoj falje. Në tunelin e errët qe u futa nuk gjeta rrugëdalje. Unë nga ti skerkova asgje as ti mos kerko nga une. Plagë mbi plagë nuk sherohen vec zgjerohen me shume. Andi durres.
Po te shkruaj zemer ty prej merzisë. Të tregoj se me dogji flaka e dashuris. Me dogji kjo flakë krejt me përveloj. Ndoshta do te kesh rast ti te lexosh keto vargje. Shumë kamë deshirë te dije ti pa mua a u kenaqe. Apo ndoshta as ti aspak kenaqesi. Ndoshta të mungoj un sic me mungon mua ti. Andi Durres.
Më dëgjo për ty po flas, ndjej shumë për ty dhe nuk dua të të humbas. Që kur ke hyrë në jetën time është bërë më e shpeshtë buzëqeshja ime. Ndjenja për ty sa vjen dhe janë shtuar, je mendimi im i parë kur nga gjumi sapo jam zgjuar. Kam shumë fjalë që dua të ti them unë, por për momentin po e mbyll me një të dua shumë. N. & S.
Ajo ishte e çmendur, ai habitej me çmendurinë e saj, ajo qeshte me zë kur ishte me të… ai i thoshte të ulte zërin sepse kishte njerëz përreth.. ajo sillej si fëmijë kur ishte me të, ai thonte që nuk duhej të sillej ashtu sepse ishte e rritur. Ajo e bënte të qeshte, ndërsa ai mezi mbante veten që të mos qeshte me lot. Ajo e bënte të ndihej fëmijë por ai e dinte që nuk duhej t’i ndodhte kjo… Ajo ishte ndryshe dhe atë e luante mendsh kjo mënyrë e saj e të qenurit. Çdo ditë ajo e bënte atë si vetja dhe atij i pëlqente ky ndryshim dhe pse nuk e pranonte. Derisa një ditë iu afrua e përqafoi fort dhe i tha: “Dua të më infektosh akoma më shumë me çmendurinë tënde… L.
Mos më lër edhe kur xhelozia ime të të bëjë të acarohesh, mos më lër as nëse të lodh ndonjëherë me indiferencë të momentit. Mos më lër dhe nëse mbrëmjeve më zë gjumi përpara teje e të lë vetëm. Mos më lër dhe nëse shpesh nuk të flas siç duhet mbase dhe të lëndoj. Ti e di që unë nuk dua askënd më shumë se ty. Ti e di që në jetën time je ndjenja më e pastër… Ti e di që unë nuk do të të zhgënjej kurrë. Roni.
Gënjyem veten se mund të ndaheshim si miq, i kthyem shpinën njëri-tjetrit, mjaft mirë e dinim që diçka na u thye në shpirt. Mund të ishim gjithçka veç jo ashtu siç pandehnim. Sot ndjenjat i mbajnë mëri dashurisë. Rrugët tona u ndanë sikur kurrë të mos ishin bashkuar. Thellë e më thellë u zhytëm në largësi. Ajo që dikur ishte prekje tashmë është e ndaluar! Irini
Nëse për ty jam emër. Ti për mua je zemër. Nëse për ty jam poezi. Ti për mua je dashuri. Nëse për ty jam ëmbëlsira e preferuar. Ti për mua je ylli që rrugën ma ke ndriçuar. Për Zemrën time nga Princi i saj.
Advertisement