Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dashurisë së parë

Dashuria ime dhimbje, dashurisë së parë Kela. Sa shumë e kam dashur atë njeri! E doja aq shumë, sa nuk kishte ditë që të mos më dridhej zemra nga ankthi. Këmbët më gozhdoheshin sa herë e shihja, dhe sytë e mi mbeteshin në fytyrën e saj. Në sytë e saj kafe, dhe në buzëqeshjen e saj vija re gjithmonë një trishtim të papërmbajtur. Pranë saj ndihesha i shqetësuar dhe e ndieja që dashuria ime prej adoleshenti përzihej me druajtje dhe një farë ankthi të çuditshëm e të pashpjegueshëm, që më mbante ngaherë në tension. Dhe, ndoshta kjo ndjenjë e ndërlikuar e bënte më të thellë dashurinë time për të. Kisha dëgjuar të tjerët, se ankohej e vuante nga koka… Fytyra e saj e brishtë, tregonte se ishte e ftohtë, autoritare, gati gati mospërfillëse! Qetësinë e zemrës time të brishtë e shtypte dhe e gërvishte. Kjo dashuri e paemërt, plagën e saj të madhe e mbulonte me gëzim i “çmendur” i kohës sime. Unë isha, si një oqean në shtrëngatë. Asnjë sma shkulte dot atë që kisha brenda. Sa më shumë e shihja, aq më shumë e desha. E dashuroja, aq sa nuk kisha dashuruar kurrë në jetë, dhe u tremba. Nuk pushova së dashuruari asnjëherë atë vajzë, që më la kushedi sa herë netëve të gjata të verës, pa gjumë! E doja, dhe krejt papritur e kuptova. Se gaboja tmerrësisht. Do të jepja gjithçka për një shikim të saj, për një puthje, për një buzëqeshje! Shikimi i saj në zemrën time vesonte veç vrer, dhimbje. Nën magjepsjen e syve të saj kafe nuk mundohesha fjalët ti gjeja, lotët t’i ndaloja. Isha i mbytur nga dashuria e saj, që më bënte të ndihesha i lumtur, me krahë, krenar e optimist. Isha si një njeri i shkatërruar nga kjo dashuri e madhe. Unë isha i bindur, se as vdekja, as jeta, as ëngjëjt as pushtetet, as fuqia potenciale as gjërat e tashme, as të ardhme, as lartësitë, as thellësitë, as ligësitë e kësaj bote, as ndonjë krijesë tjetër, sdo më ndante nga ajo! Nëse, dashuria ime për të ishte sa një oqean, do të duheshin dy aeroplanë për ta përshkruar. Unë për të u bëra diell në mes të stuhisë, dritë në mes të errësirës, gëzim në dhimbjen e saj. Sikur, çelësin e diellit ta kisha unë do t’i falja vetëm ngrohtësi. Sikur, bota të përmbysej nën këmbët e saj, unë do të bëhesha “erë” e do ta rrëmbeja në krahët e mia në një tjetër botë. E desha, dhe zemrën me hekura ma burgosi, më ushqeu me diluzione të kota, dilema të pambaruara. Dashuria ime u rrit çdo ditë, si një përbindësh, që më hante përbrenda. Tani, shpeshherë dashuria për të më bëhet, si një gjë e vogël fare, sa një topth, që grryen mendimet e mia për mëshirë…! Sikur të më thoshin: “Ndahu prej saj!”, më mirë le të më hiqnin ajrin! Kjo ka qënë dashuria ime e parë e jetës. Kaq e thjeshtë, me një lumturi të pakuptueshme nga të tjerët. Kjo, ka qënë edhe dashuria ime e parë, që e turbullonte në të rrallë rininë time që po e “vajtoj” se prej saj ai më ndau, sepse më fort e doja, se çdo gjë tjetër në botë. Jam dy hapa larg saj, e kam vite për të kujtuar, vite për të harruar, atje, ku për çdo çast do të më vejë malli im, gëzimi i kohës së shkuar. Alban Arapi për Kelen Tiranase, “Miss të quan Tirana”.
Një ëndërr e zjarrte më ndez naten me yje tek pres. Lehtas më puthte kaltersia, digjet plot mall dashuria, mendoja se ëndrra naten do të më sfidonte, por shpirti im i madh, nuk shuhet. Veç sonte kur ëndrrën e kam pranë, dashuria më shumë shtohet por jo prej saj. Nuk dua të largohem në çdo yll syte kerkojne te vetmin qe deshirojnë. Ah, jeta shkon me ëndrra me zjarrin e dashurisë digjet perbrenda. Nga Dolce Baci.
Dy pika shiu lagen e xhamit të dritares time, dy pika loti ndaluan mbi faqet e mia, sonte kjo natë melankolike më bëri të kujtoj ato kujtime. Kujtimet e bukura që më dhuroi dashuria, pa kuptuar u gjenda mbi fleten e bardhë, e lapsin në gishtat e mi. Largësia nga ti më torturoi a e kupton vallë?! Kur duhemi kaq shumë pse duhet të jetojmë në vetmi?! Zemrohem nganjëherë, lapsin e përplas mbi tavolinë, tymi i cigares më bën shoqëri. Tashmë mbeta me kujtimet magjike e të trishtohem në vetmi. Eh zemra mu djeg, kam mall, kam mall për ty, më mungon prania jote, dhe përqafimi yt i ngrohtë, ti je për mua ylli më i bukur i universit të kësaj bote. Sa të dua engjëlli im e din vetëm i madhi Zot. Edhe pse jetojmë në largësi, e pranë vetes nuk të kam, unë jetoj për ty. Më beso, se zemra ime vetëm emrin tënd mban. Nga princesha jote.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

DITA E 6-të E AKSIONIT KUNDËR VJEDHËSVE TË ENERGJISË ELEKTRINE

Next Post

Si ta luftosh pagjumësinë?

Advertisement