Horoskopi 2015
Viti 2015 po afrohet dalëngadalë dhe ne jua sjellim fare pranë, me horoskopin tonë! Lexoni, pra, ç’thonë yjet për ju në vitin që vjen në fushën e dashurisë, punës, parave, formës dhe shëndetit…
DEMI
Dashuria: Është viti i duhur për konsolidimin e lidhjeve tuaja. Do të keni dëshirë të ndjeheni mirë dhe kjo do të përbëjë një burim të vërtetë ëmbëlsie për çiftet dhe një rast për beqarët, që të përqendrohen në dëshirat e tyre. Për beqarët, gjithashtu, do të jetë momenti për të analizuar të kaluarën. Ky rikthim do të jetë i nevojshëm, me qëllim që të përcaktoni se çfarë kërkoni nga e ardhmja. Tregohuni të hapur; fati do të vërë në rrugën tuaj takime të bukura. Për të dashuruarit, horoskopi parashikon që do të shtohen bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Si epikurian që jeni, do t’ju kënaqin shumë këto momente.
Puna, paratë: Do ta merrni shtruar, me qetësi. Në këto momente reflektimi, do të merrni vendimet më të mira. Do të tregoheni këmbëngulës e punëtorë dhe do të përpiqeni që kjo të japë frytet e veta gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, do të shpenzoni shumë këtë vit. Horoskopi i vitit 2015 ju këshillon të evitoni impulset që ju shtyjnë të bëni blerje të kota. Megjithëse në punë, të ardhurat do të shtohen, kjo nuk është një arsye për t’i bërë paratë rrush e kumbulla. Bëjuani qejfin të afërmve, por ruani edhe për të ardhmen, sepse kështu do të ndjeheni më të kënaqur.
Shëndeti: Gjatë 2015-s, morali juaj do të jetë i lëvizshëm, do të kaloni nga euforia në depresion dhe do të ndjeheni të brishtë. Evitoni mjediset me lagështirë, ushqimin shumë kalorik dhe mbylljen në vetvete. Përfitoni nga vera për të dalë, përfitoni nga shoqëria dhe zhvilloni aktivitete të reja. Vetmia nuk do të jetë aleatja juaj, pasi do të ndjeni nevojën për t’u afruar me të tjerët. Rigjetja e ekuilibrit do të jetë thelbësore për t’u ndjerë mirë. Bëjini vetes pyetjet e duhura dhe dëgjoni atë që do të dijë t’ju japë këshillat e duhura.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë: Nga korriku në nëntor, do të keni rast për të realizuar objektivat tuaja, qofshin ato në dashuri, miqësi, familje, apo punë.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë: Edhe juve, pjesa e dytë e vitit do t’ju bëjë të ndjeheni mirë dhe të kënaqur nga jeta.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë: Do të jetë viti i duhur për të përmirësuar shkëmbimet tuaja me të afërmit dhe sidomos, me disa pjesëtarë të familjes. Disa prej jush do të ndërrojnë shtëpi, do të kenë probleme me lidhjen, ose me ndonjë fëmijë.
VIP-a të lindur në shenjën e Demit: Lili Alen, Kejt Blanshet, Penelope Kruz, Mishel Fajfer, Uma Turman, Rene Zvelleger, Endi Mekdouell, Robert Patinson, Adele, Xhorxh Kluni, Çening Tatum, Al Paçino, Megan Foks.