Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë masazhi do t’ju bënte mirë?

Koha është e keqe, ju jeni i/e lodhur, shqetësimet grumbullohen… Ose thjesht keni nevojë të kujdeseni më shumë për veten, të gjeni kohë për t’u relaksuar, çlodhur… Me një fjalë, është momenti i duhur për të bërë një masazh, një zgjidhje ideale për të lehtësuar trupin dhe shpirtin. Një masazh, po cilin? Mundësitë për masazhe janë të shumta, tradicionale apo ekzotike, kineze, indiane, etj. Si të zgjedhësh masazhin e duhur në momentin e duhur? Ju takon juve të jeni të qartë në vetvete, para se të lini një takim. Ne ju ftojmë të bëni këtë vetëdiagnostikim të vogël para se të bëni masazhin që ju duhet. Testi është realizuar me një masazher profesionist…

1. Ju, ndjeheni i/e tendosur:
a. Edhe fizikisht, edhe psikologjikisht
b. Fizikisht
c. Psikologjikisht
d. Jo veçanërisht

2. Ju keni mundësi të bëni masazh:
a. Gjatë ditës, në çdo moment
b. Në mëngjes
c. Pasdite
d. Në fund të ditës

Advertisement

3. Fizikisht, keni probleme:
a. Muskulare
b. Në kyçe dhe shpinë
c. Tretje dhe frymëmarrje
d. Asgjë, në përgjithësi, çdo gjë shkon mirë.

4. Në këtë moment, ju:
a. Po mundoheni të merrni veten në dorë, duke bërë sport
b. Jeni kovaleshent (po merrni veten nga një sëmundje)
c. Përgatisni një provim shkolle apo pune.
d. Ndjeheni pak a shumë mirë.

5. Bëni masazh:
a. Herë pas here
b. Rregullisht
c. Rrallë
d. Kurrë

6. Ju pëlqen kur ju prekin:
a. Skalpin (lëkurën e kokës)
b. Kurrizin, këmbët.
c. Këmbët.
d. Gjithë trupin

7. Do të vlerësonit një masazh që:
a. Ushtron presion
b. Ju mbrun trupin
c. Shoqërohet me një vaj esencial
d. Përkëdhel

8. Ju do të pranonit që:
a. Të vuanit pak për të çliruar pikat e tensionit.
b. T’ju tërhiqnin duart dhe këmbët
c. T’ju lyenin me vaj dhe pudër
d. T’ju masazhonin lehtë gjithë trupin.

9. Këtë javë, keni dëshirë për:
a. Përkujdesje
b. Energji
c. Ëmbëlsi
d. Relaksim

10. Për ju, masazhi është:
a. Një përkujdesje parandaluese
b. Një kënaqësi
c. Një filozofi, art i të jetuarit
d. Një përkujdesje relaksuese

11. Shijet tuaja drejtohen më shumë nga:
a. Meditimi
b. Veprimi
c. Reflektimi
d. Ëndërrimi

12. Ju keni dëshirë të hyni në kontakt me:
a. Energjitë tuaja, me presion në pikat e energjisë.
b. Energjitë, duke aplikuar qëndrime të kundërta me ato normalet
c. Emocionet tuaja.
d. Ndjesitë e thella trupore

13. Ju keni nevojë
a. Të shkëmbeni përvoja
b. Të mbusheni me energji
c. Të evitoni stresin
d. Të rigjeni vetveten

14. Në këtë moment, dëshirat tuaja për t’u larguar nga të gjithë dhe gjithçka ju çojnë drejt:
a. Japonisë tradicionale
b. Tailandës budiste
c. Indisë mistike
d. Kalifornisë moderne

15. Në këtë moment, ju ndjeheni:
a. I/e tendosur
b. I/e lodhur
c. Në ankth
d. Nervoz

Rezultatet
Nëse keni më shumë përgjigje a. Keni nevojë për masazhin shiatsu
Keni dhimbje shpine, keni nevojë të merrni në dorë kontrollin e vetes, si masë parandaluese, pra, masazhi shiatsu është tamam për ju. Në Japoni, shiatsu është një masë terapeutike parandaluese, shpesh e krahasuar me një akupunkturë pa gjilpëra. Personi që masazhohet mund të qëndrojë ulur. Ai mban veshje të lehta dhe masazhuesi vepron duke ushtruar presion në disa pika, lehtë apo fort, me ndihmën e gishtërinjve (sidomos, me gishtin e madh), me pëllëmbët e duarve dhe me bërryla. Ai ndihmon qarkullimin e energjisë vitale, duke ndjekur meridianët e akupunkturës në zona të ndryshme të trupit. Shiatsu nuk ka efekte dytësore dhe stimulon edhe qarkullimin e gjakut dhe limfës, sistemit nervor dhe hormonal. Në nivelin fizik, shiatsu shkakton një ndjesi të këndshme qetësie.

Nëse keni më shumë përgjigje b. Keni nevojë për masazhin tai.
Ju ndjeheni si i ngrirë fizikisht. Kyçet i ndjeni të mpira, keni tensione muskulare… Ai që ju nevojitet është masazhi tai. Mbrujtja e muskujve dhe digitopunktura (akupunktura me gishta), bën të mundur veprimin në thellësi. Çmpirja e kyçeve me anë të tërheqjeve e bën trupin më elastik dhe rivendos linjat e energjisë. Masazhi tai praktikohet në tokë dhe është një masazh i përgjithshëm. Ai mund të jetë energjik, por kurrë i dhunshëm. Masazhuesi, ashtu si një kërcimtar, alternon prekjet e lehta dhe të vendosura, mund t’ju vërë dy krahët poshtë sqetullave për t’ju ngritur, ose mund t’ju tërheqë pas krahët, mund t’ju palosë këmbët, etj. Me një fjalë, ai mund t’ju prekë lehtë, ose fort, me një varg gjestesh të studiuara që prej shekujsh.
Sipas traditës, në këtë “dyluftim” trup me trup marrin pjesë jo vetëm duart e masazhuesit/es, por edhe bërrylat, gjunjët e këmbët dhe personi që masazhohet del me një energji të rinovuar. Është interesante të bëhet një kurë me tre-katër seanca për një rikthim në formë, në mënyrë të plotë dhe me efekte që zgjasin.

Nëse keni më shumë përgjigje c. Keni nevojë për masazhin ajurvedik
Ju jeni nevojë për një relaksim psikik që të keni mundësi të rigjeni vetveten dhe të shkëputeni nga problemet e jetës së përditshme. Ajurveda (që vjen nga Veda “shkencë” dhe Ayur, “jetë”, me një fjalë, Shkenca e Jetës) propozon një gamë të gjerë masazhesh të buta dhe tonike, relaksuese dhe energjetike. Bëhet që nga këmbët deri te skalpi i kokës, pra, çdo pjesë e trupit masazhohet me lëvizje mbrujtjeje dhe lëmimi, me tërheqje të buta. Ajo mund të ndahet në gjashtë masazhe specifike, tonike dhe relaksuese, sipas vajrave që përdoren. Vishneh, për shembull, është një masazh i thellë që praktikohet me vaj susami, Marma bëhet duke ushtruar akupresion (presion në pikat e akupunkturës)… Kansu, refleksologjia indiane, është një masazh i shputave të këmbëve me gjalpë të shkrirë dhe me një tas të vogël metalik (i përbërë prej pesë metalesh, njëri prej të cilëve është bakri). Ai është i mirë për personat që kanë probleme pagjumësie apo ankthi. Ajurveda është dituria indiane dhe ata që duan të mësojnë prej saj më shumë se një masazh i thjeshtë, mund të zbulojnë mënyrë tjetër të të ushqyerit dhe si të kontrollojnë emocionet e tyre në jetën e përditshme…

Nëse keni më shumë përgjigje d. Keni nevojë për masazhin kalifornian
Nëse ndjeheni i/e lodhur, apo keni thjesht dëshirë të ndjeheni mirë, atëherë masazhi kalifornian është për ju. Me gjeste fluide, masazhi kalifornian ju relakson dhe ju zgjon ndjesi të reja. Kështu, do të rigjeni vetveten, do të ndërgjegjësoheni për tensionet e trupit në momentin kur ato të largohen, pra, do të relaksoheni krejtësisht, nga koka te këmbët. Ky lloj masazhi ju qetëson dhe, që të përfitoni sa më shumë prej tij, është më mirë të shkoni në fund të ditës dhe sidomos, të mos shkoni në zyrë pasi ta keni mbaruar!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Qofte të mbushura

Next Post

Si funksionojnë Ekografia dhe Dopleri?

Advertisement