Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Vajza vuan nga kapsllëku
Blendi Salaj & Jerida Sakaj: Ne të dy, jashtë “Klubit të mëngjesit”
Dalin në treg byzylykët USB

Blendi Salaj & Jerida Sakaj: Ne të dy, jashtë “Klubit të mëngjesit”

Enkeleda Kurcani: – Servirni për publikun një mëngjes interaktiv. Mendoni se kjo ju bën më të ndjekshëm se emisionet e tjera të mëngjeseve? Blendi Salaj & Jerida Sakaj:
– Në fakt, nuk e mendojmë vetëm ne. Ndërveprimi me publikun konsiderohet sot diçka e domosdoshme për programet radiofonike dhe televizive. Jetojmë në një epokë dixhitale, ku njerëzit janë mësuar jo vetëm të marrin nga media, por edhe të japin mbrapsht mendimin apo reagimin e tyre. Kjo, sigurisht, i ngre vlerën programit.
– Keni vite tashmë në tregun mediatik shqiptar. Do të thotë se formula juaj është e duhura?
– Kjo është një formulë që nuk e shpikëm ne. Quhet formati “zoologjik”, që nënkupton se të gjithë ata që janë pjesë e programit mund të dëgjohen në mikrofon dhe jo vetëm prezantuesit. Në formatin “ZOO”, komunikimi duhet të jetë i natyrshëm dhe i vërtetë. Ne nuk shtiremi asnjëherë, dëgjuesit e dinë këtë gjë dhe e duan këtë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me ne. Por, edhe ne i duam shumë.
– Harroni ndonjëherë dhe bëni ndonjë gjest të pahijshëm, duke menduar se jeni duke transmetuar vetëm në radio?
– Jo. Së pari, natyra e programeve është pozitive dhe nuk na bie shpesh të shkojmë te gjestet e pahijshme, megjithatë, ne jemi shumë të ndërgjegjshëm se jemi edhe në televizion dhe çdo gjest, sido që të interpretohet, e bëjmë me ndërgjegje se publiku do ta shohë. Pastaj, është edhe Lorini, regjisori ynë, me shprehjet: “Kujdes make up-in”, “këtu floku nuk të rri mirë” e kështu me radhë…
– Dhe, meqë jemi këtu, radio apo televizion?
– Radio. Ne e konsiderojmë “Klubin e mëngjesit” një program radiofonik, së pari. Televizioni është në plan të dytë, për aq sa na përket neve. Për këtë arsye, e ndajmë emisionin në miniemisione, që njerëzit të gjejnë diçka argëtuese, edhe nëse dëgjojnë vetëm për 10 minuta. E bëjmë pasi e dimë se njerëzit në mëngjes janë në lëvizje dhe e kanë kohën të pakët e punët, të shumta.
– Nga jashtë, emisioni duket me shumë elementë spontanë… Na e thoni ju që jeni së brendshmi, si është e vërteta, ka skenar ky emision?
– Programi ka një strukturë që tanimë ne e kemi përvetësuar. Çdo segment ka kohën e vet dhe ne e kemi ndërtuar duke patur ndërmend dëgjuesit e çfarë ata janë duke bërë. Orën e parë e kemi të orientuar te historitë familjare, prindërit, fëmijët. Orën e dytë te studentët dhe të rinjtë, ndërsa orën e tretë, e konsiderojmë “radio për udhëtim me makinë”. Nuk mund t’i tregojmë të gjitha sekretet, por kemi mësuar shumë nga përvoja dhe çdo gjë është e menduar. Nga ana tjetër, asnjë bisedë nuk është me skenar, ne nuk i diskutojmë paraprakisht gjërat, por ndjekim rregullat dhe gjithçka shkon si duhet. Kjo do të ishte katastrofike në radio.
– Në studio, jeni çift. Po në jetë, ç’bëni?
– Në jetë, Blendi është çift, prind, familjar. Jeri është ende një romantike në kërkim të dashurisë së madhe.
BLENDI & JERI NË MËNGJES
– Kush ju zgjon në mëngjes; mamaja, i/e dashura, gjeli apo alarmi i Iphonit?
Blendi: – Alarmi i Iphonit.
Jeri: – Në shumicën e rasteve, macka ime, Bebeka. Tanimë e ka mësuar orarin e zgjimit tim dhe nuk gabon. Vjen më nxjerr gjumin me shumë përkëdhelje.
– Dhëmbët i lani në mëngjes, në darkë, në të dyja… apo një herë në dy ditë?
Blendi: – Darkë, mëngjes.
Jeri: – Varet nga takimet, mund të qëllojë edhe më shumë se tre herë në ditë…
– Cila është gjëja e parë që vishni pasi ngriheni nga krevati?
Blendi: – Çorapet, më duket.
Jeri: – Zhvishem… Shkoj direkt në dush.
– Kafe, makiato apo paçe dhe pilaf?
Blendi: – Kafe, pa diskutim. Jo se nuk e dashuroj paçen, por nuk është praktike për mua në atë orë.
Jeri: – Kafe, e madhe, pa sheqer.
– Me çfarë e shoqëroni daljen nga shtëpia, me një “bismilah”, apo “ishallah na ka dalë rroga sot”?
Blendi: – Me fikjen e dritave të shkallës dhe një vështrim nga qielli. Unë besoj në Zot.
Jeri: – Në cilin vend të botës të japin një rrogë çdo ditë? Të lutem, ma thuaj që të shkoj me vrap!
– E, meqë jemi te rroga, nuk mund t`ju pyes se sa është, por a ju meriton rroga që keni?
Blendi: – Le të themi që jemi në një situatë shumë të mirë ekonomike. Mediat e vogla, në disa raste, janë vendet më të mira për të punuar. Jo vetëm sepse nuk ke strese të kota, siç ndodh kur përplasen shumë karaktere të ndryshëm në një media të madhe, por edhe sepse ekonomikisht, mund të jetë më shpërblyese se në një media tjetër, ku emri është i madh, por rroga, mizerje.
Jeri: – Shyqyr që nuk ka gojë të flasë.
– Çfarë do të donit të mos e ndeshnit kurrë rrugës për në punë?
Blendi: – Aksidentet automobilistike. Përgjithësisht, kur ne shkojmë në punë, është shumë qetë jashtë, por këto ndodhin ndonjëherë dhe nuk ia urojmë askujt.
Jeri: – Aksidente dhe një trafik të tmerrshëm.
– Çfarë ju pëlqen në rutinën e mëngjeseve?
Blendi: – Që zgjohemi para të tjerëve dhe e shijojmë qytetin me qetësinë e mëngjesit, rrugët pa trafik e pluhur dhe ditën e re që lind nga pas Dajtit…
Jeri: – Çdo ditë është një ditë e re, me emocione dhe ngjarje të reja, kështu që në asnjë ditë nuk ndodh diçka njësoj.
– Cila është motoja me të cilën e nisni ditën?
Blendi: – Ashtu si kënga e Queen: “Another One Bites The Dust”.
Jeri: – Jeta është shumë e shkurtër për të qenë dikush tjetër.
– A ju ka ndodhur të zgjoheni një mëngjes dhe të mos mbani mend të mbrëmshmen?
Blendi: – Po.
Jeri: – Vetëm nëse një natë më parë e përqafoj më shumë se ç’duhet alkoolin.
– Cili është lajmi më i mirë dhe ai më i keq që keni transmetuar në mëngjeset tuaja?
Blendi & Jeri: – Lajmi më i mirë, mospranimi i armëve kimike. Lajmi më i keq, rrëzimi i vajzave të Univeristetit të Elbasanit në Himarë.
– Çfarë ju ndodh shpesh të thoni me vete kur dilni nga studioja?
Blendi: – Pas tre orëve intensive duke folur, nuk themi edhe aq shumë kur dalim nga studioja, por zakonisht, jashtë studios na pret gjullurdia dhe pjesa tjetër e stafit që na përfshijnë në gjithfarë bisedash. Jeri: – Edhe sot, çdo gjë shkoi shumë mirë.
– Menjëherë pas mëngjesit në televizion, çfarë ju pret?
Blendi: – Kemi pushim. Pastaj nisim të përgatisim programin e së nesërmes.
Jeri: – Sërish punë dhe më pas, impenjimet normale të jetës.
– E, nëse ju vetë uleni para televizorit, çfarë preferoni të ndiqni?
Blendi: – Serialet televizive amerikane “The Nevvsroom”, “Breaking Bad”, “House of Cards”.
Jeri: – Kam një dashuri të madhe për filmat shqiptarë, dokumentarët dhe emisionet argëtuese.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajza vuan nga kapsllëku

Next Post

Dalin në treg byzylykët USB

Advertisement