Bizele dhe kërpudha në tavë
(Recetë e lehtë dhe e shpejtë për nënat që nuk kanë kohë)
Përbërësit:
1 qepë
300 gramë kërpudha
300 gramë bizele
200 ml krem qumështi
10 gr gjalpë, kripë, piper
Përgatitja:
Në fillim, zien bizelet të cilat janë hedhur në ujë të ftohtë për 10-15 minuta. I heq, i kullon dhe i lë mënjanë. Në një tigan, kavërdis qepën me pak gjalpë, pastaj kërpudhat, në fund shton kremin e qumështit dhe bizelet, kripë e piper dhe i lë të zihen. Gjella është gati. Mund t’i shtoni asaj edhe copa sallami dhe ta përdorni si një lloj salce për makaronat.