Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A është psikologjike humbja e kujtesës?

– Ju lutem, më thoni, a është normale që në moshën 60 vjeçare të të dobësohet kujtesa? Vë re që here pas here kam humbje të kujtesës, i harroj gjërat. Mos vallë është psikologjike, apo është fizike? Çfarë thonë psikologët apo mjekët?
– I nderuar zotëri, kur vjen njëfarë moshe, është më se normale të fillojnë disa ndryshime biologjike që janë karakteristikë e shëndetit mendor. Për këtë, mjekët tanë kanë folur shpesh. Te disa persona bie mprehtësia e pamjes, te disa të tjerë bie mprehtësia e dëgjimit, e perceptimit, e të folurit, të cilat në njëfarë mënyre mund të vështirësojnë bashkëveprimin shoqëror. Gjithashtu, ndryshimet në njohuri dhe në psikologji, çrregullojnë veprimtarinë jetësore të të moshuarve, ndërsa kujtesa, pra, humbja e saj, nuk është element i pleqërisë, por i sëmundjeve të saj. Demenca përcaktohet si një përkeqësim i aftësive intelektuale, që shpesh është i një graviteti të mjaftueshëm për të ndërhyrë në funksionimin shoqëror dhe profesional. Defiçiti përfshin shumicën e aspekteve të njohjes, kujtesën primare dhe gjykimin. Funksionet më të larta kortikale, të tilla si: Gjuha, arsyetimi abstrakt dhe aftësia për të zbatuar porositë, në përgjithësi janë po ashtu, të dëmtuara. Ndonëse demenca është më e zakonshme në popullatën e moshuar, ajo nuk është sinonim i moshës së vjetër. Gjithashtu, nuk është pjesë normale e procesit të plakjes. Sëmundjet që shkaktojnë demencë (pra, humbjen e kujtesës) janë traumat e kokës, sëmundja e pleqërisë etj. Gjithsesi, duke qenë se ju nuk keni probleme të tjera fizike dhe jo ndonjë humbje të madhe kujtese, nuk duhet të shqetësoheni kaq shumë sepse ndonjëherë, ky lloj fiksimi bëhet psikologjik dhe juve ju duket sikur vërtet po përkeqësoheni. Kurimi i këtij lloj çrregullimi të kujtesës, sidomos në këtë moshë, aktualisht, është i pamundur. Shkencëtarët po punojnë shumë për zbulimin e kësaj patologjie dhe shërimin e saj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

22 ushtrime joge për të gjithë trupin

Next Post

EDI RAMA: NË VEND TË REPLIKAVE ME OPOZITËN E MUNGUAR

Advertisement