Çdo shenjë horoskopi është e veçantë dhe ka karakteristikat e veta, të cilat e bëjnë të dallohet nga të tjerat. E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë pëlqejnë të tjerët te ti? Do që të mësosh se për çfarë arsyesh mund të duash çdo shenjë? Gazeta “Intervista” të tregon se përse çdo shenjë horoskopi mund të fitojë një vend të veçantë në zemrën tënde…
DEMI
- Është i qëndrueshëm në çdo fushë të jetës dhe kjo do të të bëjë të ndjesh siguri dhe qetësi shpirtërore.
- Është tradicional dhe i ka rrënjët e ngulura fort te familja. Burri Dem është një xhentëlmen i vërtetë, ndërsa gruaja Dem, një femër e vërtetë, në tërë kuptimin e kësaj fjale.
- I pëlqejnë lehtësirat dhe kënaqësitë e jetës! Me të do të vizitoni restorantet më të mira dhe dyqanet më të shtrenjta!
- Mund të jetë mjaft kokëfortë, por me këmbënguljen që ka, mund të arrijë gjithçka që i vë qëllim vetes.
- E adhuron familjen dhe sidomos, fëmijët!
- I përballon lidhjet e veta sentimentale me pjekuri dhe seriozitet.
- Është njeri tek i cili mund të kesh besim dhe që e mban fjalën e dhënë! Mund t’i besosh edhe sekretin më të madh, pa patur frikë se do të të gjykojë.
- Ka një durim të pashtershëm dhe u ofron shumë mundësi njerëzve që do!
- E tregon dashurinë e vet me vepra dhe jo me fjalë.
- Mbase është një nga shenjat më sensuale të zodiakut!