Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Mesazhet, dedikime...
10 mite të pavërteta për shëndetin…
Urime, pershendetje...

10 mite të pavërteta për shëndetin…

1. Duhen pirë 8 gota ujë në ditë

Nuk ka nevojë të numëroni gotat e ujit që pini. Studimet kanë treguar se njerëzit që pinë ujë kur janë të etur, kjo u mjafton që të jenë të shëndetshëm dhe të hidratuar. Për të marrë sasinë e duhur të ujit, ndihmojnë edhe ushqimet e pasura me ujë, si supërat, frutat, perimet dhe pijet, si: Lëngjet, çaji dhe kafeja. Ju keni nevojë të pini më shumë ujë nëse urina juaj është e verdhë e errët, nëse nuk dilni jashtë rregullisht, nëse jeni shumë aktiv dhe jetoni në një klimë të nxehtë.

2. Vezët janë të këqija për zemrën
Ngrënia e një ose dy vezëve nuk e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës te njerëzit e shëndetshëm. Është e vërtetë se e verdha e vezës përmban kolesterol, por ai nuk është aq i rrezikshëm sa kolesteroli që ndodhet tek yndyrnat e ngopura që konsumojmë (dhjami i mishit). Për më tepër, vezët kanë përbërës të tillë si omega3, që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Advertisement

3. Produktet antidjersë shkaktojnë kancer gjoksi
Disa shkencëtarë mendojnë se produktet kimike që ndodhen në produktet antidjersë dhe deodorantët, mund të thithen nga trupi. Ata mendojnë se këto produkte përfundojnë në indet e gjoksit dhe shtojnë rrezikun e kancereve. Në të vërtetë, nga studimet e bëra nuk ka dalë kurrë një lidhje mes këtyre produkteve dhe kancereve të gjoksit.

4. Kur ke ftohtë, sëmuresh nga gripi apo rrufa
Çfarëdo t’ju ketë thënë gjyshja, qëndrimi në ajër të ftohtë, nuk të sëmur. Një studim ka dalë në përfundimin se në sistemin imunitar të burrave të shëndetshëm që qëndronin disa orë në temperatura pak mbi zero, shtohej lufta kundër viruseve. Në fakt, ka më shuma gjasa të sëmureni në shtëpi, ku qarkullojnë mikrobet.

5. Ke nevojë të marrësh tableta me multivitamina, çdo ditë
Ju mund të keni dëgjuar se këto tableta zëvendësojnë përbërësit e nevojshëm për trupin që nuk merren nëpërmjet ushqimit. Studiuesit nuk janë dakord në këtë pikë, por nëse doktori juaj ju këshillon t’i merrni, atëhere ndiqni këshillën e tij. Nëse jeni shtatzënë, keni nevojë të merrni acid folik, për të pakësuar rreziqet e defekteve të fëmijës. Megjithatë, mënyra më e mirë për të marrë vitaminat dhe gjithë përbërësit që na nevojiten është nëpërmjet frutave, perimeve, drithërave integrale, frutave të thata dhe vajrave të shëndetshëm.

6. Hani mëngjes që të bini në peshë
Ngrënia e mëngjesit i ndihmon disa njerëz të bien në peshë, të evitojnë urinë dhe të mos hanë më vonë gjatë ditës, por edhe nëse nuk hani mëngjes, prapë mund të dobësoheni. Një studimi i universitetit amerikan Cornell, ka treguar se njerëzit që nuk hanë mëngjes, nuk hanin më shumë drekë dhe darkë dhe ata konsumonin afro 400 kalori më pak në ditë. Me një fjalë, edhe evitimi i mëngjesit mund t’i ndihmojë disa njerëz të bien në peshë.

7. Sekrecionet jeshile të hundës janë shenjë e qartë e infeksionit
Ngjyra e sekrecioneve tuaja të hundës nuk mund të zëvendësojë analizat laboratorike. Studimet kanë treguar se sekrecionet jeshile apo të verdha krijohen më shpesh kur keni disa infeksione bakteriale, por kjo nuk është shenjë e sigurtë se keni infeksion, ose keni nevojë për antibiotikë. Një infeksion i sinuseve mund të shkaktojë sekrecione pa ngjyrë, kurse një e ftohur e zakonshme mund t’i bëjë ato jeshile.

8. Sheqeri i bën fëmijët super aktivë
Sheqeri i tepërt nuk është i mirë për fëmijët, por studimet kanë treguar se ai nuk i bën ata më aktivë, nuk ndikon në rezultatet e tyre shkollore dhe nuk i pengon të përqendrohen. Shumë prindër mendojnë se sheqeri ka këtë efekt te fëmijët e tyre.

9. Ulja në tualetet publike të sëmur
Mos u stresoni nëse nuk e mbuloni shumë mirë tualetin ku uleni. Në shumicën e rasteve, ato janë të pastra. Më shumë bakterie kanë dyert e banjove, dorezat e dyerve dhe dyshemeja, që kanë tendencë të jenë të mbushura me mikrobe si e-coli, novovirusi (që shkakton gastroenterit) dhe të gripit. Mbuloni duart me një letër kur të prekni dyert e dorezat dhe përdorni një dezinfektues për duart, më pas.

10. Kërcitja e gishtave dhe e kyçeve në përgjithësi, shkakton artrit
Kjo zhurmë mund të bezdisë njerëzit që keni rrotull, por ajo nuk shkakton artrit. Ju mund të mendoni se zhurma shkaktohet nga kockat që fërkohen me njëra-tjetrën, por në fakt ajo shkaktohet nga dalja e gazit që ndodhet në lëngun midis kockave. Nëse ju pëlqen diçka e tillë, bëjeni, por nëse kjo ju shkakton dhimbje, duhet të shkoni te doktori.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mesazhet, dedikime...

Next Post

Urime, pershendetje...

Advertisement