Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 destinacione të pazakonta turistike

foto 3- keniaKëto peizazhe janë jo vetëm të rralla, por edhe unike dhe shumë të bukura. Baltë që vlon, male ngjyrë çokollate dhe duna rëre shumëngjyrëshe… Këto janë vetëm disa nga imazhet e pazakonta që do të shihni në këto vende…

1. Verri, Japoni
Në ishullin Kyushu të Japonisë gjendet Verri, një qytet në mes të maleve dhe detit. Ka burime termale, të ashtuquajturat “Tetë ferret e Verrisë”, që e bëjnë një vend me të vërtetë të veçantë. Çdo vit, atë e vizitojnë me qindra turistë nga e gjithë bota.

 

Advertisement

 

 

 

 

foto 2-amerike e jugut2. Mali Roraima, Amerikë e Jugut
Mali Roraima ka humnera 400 m të thella dhe është një nga malet më të larta të vargmalit Pakaraima, në kufi me Venezuelën, Brazilin dhe Guajanën. Shumë nga bimët aty, nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës. Megjithatë, për t’i parë duhet të jeni një alpinist shumë i zoti dhe të mos keni frikë të përjetoni këtë eksperiencë ekstreme.

 

 

 

 

foto 3- kenia3. Liqeni Nakuru, Kenia
Në liqenin Nakuru, uji ka sasi shumë të mëdha algash dhe kjo tërheq numrin më të madh të flamingove në botë. Në çdo periudhë të vitit do të gjeni këtu nga mijëra e deri miliona flamingo.

 

 

 

 

 

foto 4-kaliforni4. Racetrack Playa, Death Valley, Kaliforni
Lugina e Vdekjes në Kaliforni është krejtësisht e thatë në pjesën më të madhe të vitit dhe e vetmja gjë që do të shihni aty është një fenomen shumë i veçantë gjeologjik. Janë disa gurë shumë të mëdhenj, të cilët lëvizin në saje të fenomenve natyrore çdo 2-4 vjet, duke lënë pas shenja shumë të dukshme. Ato që i lëvizin janë kryesisht erërat e forta me 145 km/orë. Gjithashtu, kur temperatura bie shumë nën zero, terreni vishet me akull, i cili bën të mundur lëvizjen e blloqeve të gurëve. Ky është shpjegimi shkencor, sepse ka edhe shpjegime të tjera paranormale, të cilat nuk janë provuar.

 

 

 

foto 5- turqi5. Pamukale, Turqi
Për mijëra vjet, vizitorët e zonës bëjnë banjo në burimet termale të Pamukalesë. Qyteti është ngritur aty ku dikur ndodhej qyteti Ierapoli i Bizantit dhe vendin e monumenteve të lashta e kanë zënë hotelet e mëdha. Megjithatë, mbetet një destinacion i pazakontë, me pishina natyrore, të shkallëzuara prej gëlqereje të bardhë, që janë krijuar nga rrjedha e ujit termal.

 

 

 

 

 

foto 6- mauricio6. Seven Coloured Earths, Mauricius
Këtë femomen gjeologjik mund ta shihni vetëm në ishujt Mauricius dhe është shumë popullor për vizitorët. Rëra aty është e ndarë në 7 ngjyra: Blu, vjollcë, e verdhë, e kuqe, kafe, lejla dhe jeshile. Paradoksi i vërtetë është se duket sikur ngjyrat janë të ndara nga njëra-tjetra me shtresa. Edhe sikur t’i përziesh ngjyrat me dorë, do të shohësh se pas pak do të vihen secila në shtresën e tyre. Fenomeni ka mbetur një mister edhe në ditët tona.

 

 

 

 

 

foto 7- argjentine7. Akullnaja Perito Moreno, Argjentinë
Ai është një nga tre ajsbergët e Patagonisë që vijnë duke u rritur, ndryshe nga të tjerët që vijnë duke u zvogëluar. Gjeologët ende nuk kanë rënë dakord për arsyen pse ndodh kjo. Sipërfaqia e tij është 250 km2 dhe vizitorët mund ta përshkojnë me këmbë.

 

 

 

 

 

foto 8- zelande ere8. Rotorua, Zelandë e Re
Në Veri të Zelandës së Re do të gjeni Rotoruan, vend i njohur për fenomenet unike gjeologjike, si liqenet me baltë të nxehtë. Sigurisht, edhe qyteti është i njohur për erën e keqe që ndjehet kudo.

 

 

 

 

foto 9- kroaci9. Liqenet Plitvice, Kroaci
Një nga zonat e para në botë regjistruar nga UNESCO si Vend i Trashëgimisë Botërore është zona me kompleksin e liqeneve të Plitvices, e cila vizitohet nga të paktën 1,2 milionë turistë çdo vit. Ngjyrat e liqeneve shkojnë nga bluja e errët, te jeshilja e ndezur dhe përbëjnë, pa dyshim, një spektakël të veçantë dhe mahnitës.

 

 

 

 

 

foto 10- filipine10. Malet ngjyrë çokollate në Bohol, Filipine
Bari në 1200 malet e zonës thahet, bëhet ngjyrë kafe dhe ngjan me kakaon! Ky vend josh shumë turistë sepse pamja është unike, pasi malet janë kaq simetrike në formë dhe madhësi, sa duken si artificialë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta bësh për vete një vajzë?

Next Post

Në Ekuador zbulohet zhapiku i zhdukur

Advertisement