Çdo shenjë horoskopi është e veçantë dhe ka karakteristikat e veta, të cilat e bëjnë të dallohet nga të tjerat. E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë pëlqejnë të tjerët te ti? Do që të mësosh se për çfarë arsyesh mund të duash çdo shenjë? Gazeta “Intervista” të tregon se përse çdo shenjë horoskopi mund të fitojë një vend të veçantë në zemrën tënde…
DASHI
- Është spontan dhe entuziast. Me karakterin e tij të këndshëm dhe të shkathët, arrin të bëhet epiqendra e shoqërisë.
- Është optimist, sheh anën pozitive të jetës dhe, meqë nuk i pëlqen të humbasë, do të luftojë deri në fund që të arrijë qëllimin që i ka vënë vetes.
- I pëlqejnë ritmet e shpejta të jetës dhe nuk lë asnjë minutë të shkojë kot. Me të nuk do të biesh kurrë në rutinë, sepse çdo ditë me të është një eksperiencë e re.
- Është aktiv/e, i pëlqejnë udhëtimet dhe me të do të shijosh aventura e aksion!
- Është kaq i vendosur dhe e merr shpesh nismën, sa nuk do të mërzitesh kurrë përkrah tij/saj.
- Mund të jetë nevrik dhe gjaknxehtë, por i kalojnë nervat për pesë minuta!
- Është i pavarur e mbështetet në forcat e veta, por njëkohësisht, do ta kesh gjithmonë përkrah kur të kesh nevojë.
- Kur bie në dashuri, i dedikohet 100% partnerit/es të vet.
- Në dashuri është i vrullshëm dhe i zjarrtë. Momentet erotike që dhuron janë të mbushura me pasion dhe forcë.
- Është i drejtë dhe i drejtpërdrejtë; nuk ka turp të shprehë atë që mendon dhe dëshiron.