Përbërësit për 30 copë:
Kripë për brumin, një majë thike
Vaj vegjetal për skuqje, sipas sasisë së tullumbave
Sheqer për shurup, 1 gotë e 250 gramë
Vanilje, 1 gram për brumin, 2 gram për shurupin
Vezë për brumin, 2 kokrra
Miell për brumin, 75 gramë
Gjalpë për brumin, 35 gramë
Ujë (për brumin 100 ml dhe për shurup 180 ml), gjithsej 280 ml
Limon për shurupin, pesë pika.
Përgatitja:
Përgatisim shurupin në këtë mënyrë: Hedhim sheqerin në 180 mililitra ujë dhe e vëmë në zjarr derisa të marrë valë. E lëmë të valojë 5 minuta, i hedhim deri në 5 pika lëng limoni dhe 1 gram vanilje. E lëmë të ftohet sa më shumë.
Pas kësaj, merremi me brumin: Në zjarr mesatar, ziejmë 100 ml ujë dhe 35 gramë gjalpë. Hedhim pak nga pak miellin duke e trazuar fort, që të mos na krijohen xhongla. Sapo fillon brumi të shkëputet nga faqet e enës, e heqim dhe e hedhim në një enë tjetër. Sapo të ftohet, shtojmë kripën (një majë thike), një gramë vanilje, 2 kokrra vezë dhe e trazojmë sa të mblidhet.
Ndërkaq, përgatitim skuqjen: Mbi fundin e enës duhet të ketë mbi një centimetër vaj. Mbushim me brumë mjetin e posaçëm të pastiçerisë dhe krijojmë tullumbat (afërsisht, me një gjatësi prej 5 centimetrash). I hedhim menjëherë në enën ku skuqet vaji. Pasi i skuqim, duke filluar nga e para, i vendosim mbi një letër kuzhine që t’u thithë vajin e tepërt. Ndërkaq, marrim enën e shurupit të ftohtë dhe hedhim tullumbat e nxehtë brenda. I lëmë atje pesë minuta. Duhet mbajtur parasysh që ata duhet të mbulohen me shurup.