Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Sulejmani i madhërishëm”: Vdes Xhihangiri!

Xhihangiri, shumë i sëmurë, i munduar nga mendimi i vdekjes së Mustafait dhe nga fakti që nuk arriti ta shpëtonte vëllain e tij, nuk pranon të ushqehet e as fle. Sulejmani është shumë i shqetësuar për të dhe përpiqet me të gjitha mënyrat dhe të gjithë mjekët që i biri i tij të shërohet, gjë që nuk shkon siç dëshiron ai. Atëhere ai u bindet mjekëve të cilët i thonë se e vetmja zgjidhje është t’i japin Xhihangirit opium, i cili në sasinë e duhur, nuk do të jetë i dëmshëm për të.

Njerëzit janë vënë në kërkim të Rsutemit e të Mihrimasë, të cilët tashmë nuk ndihen të sigurtë në pallatin e tyre dhe vendosin të fshihen diku tjetër. Ata arrijnë të dalin natën nga shtëpia, fshehurazi, të ndihmuar nga Sinani, vëllai i Rustemit dhe të tre, bashkë me vajzën e tyre, arrijnë fshehurazi në Uskudar. Sinani u jep fjalën se askush nuk e di ku janë dhe nuk ka për t’u shkuar mendja. Një aga dëgjon Sinanin ndërsa flet me Rustemin.
Bejaziti ka dalë hapur kundër nënës së tij, së cilës i thotë se është i bindur që edhe Mihrimaja mund të ketë gisht në kurthin që i është ngritur Mustafait.
Atmaca është ende gjallë. Ai takon Husainin, jeniçerin që i thotë se kishte menduar se ai kishte vdekur. Atmaca është shumë i dëshpëruar që nuk ka arritur dot ta shpëtojë Mustafain dhe i thotë Huseinit se duhet të marrin hak për vdekjen e trashëgimtarit dhe i thotë se e di ku fshihet Rustemi me familjen e tij…
Zymbyli, që tashmë nuk ndihet i sigurtë në qytet, ia lë dyqanin Jakupit dhe shkon të qëndrojë pranë Hyrremit.
Xhihangiri nis të shikojë në ëndrra një vajzë të bukur që qëndron pranë tij. Mjekët thotë se është efekti i opiumit, i cili i sjell ëndrra të bukura një njeriu që është aq i pastër sa meriton Parajsën.
Fatma i thotë Hyrremit se shumë njerëz janë nisur drejt Uskudarit dhe Mihrimaja është në rrezik. Mihrimaja dhe Rustemi përpiqen të dalin nga kështjella në një rrugë të fshehtë dhe pas një tmerri të vërtetë, arrijën të dalin, por pikërisht kur janë në pyll, ata rrethohen nga ushtarët. Atmaca ngre harkun dhe qëllon një nga një të gjithë rojet e tyre. Pastaj dëgjohet zhurma e kujave dhe vjen Bejazidi, i cili e quan Atmacën dhe njerëzit e tij tradhtarë që duan të derdhin gjak mbretëror. Atmaca bëhet gati të qëllojë edhe atë, por i kujtohen fjalët e Musytafait, që i kishte thënë se, nëse një ditë ai do të vdiste, ai duhet të qëndronte në krah të Bejazidit dhe ta ndihmonte atë të ngjitej në fron.
Beyazidi çon familjen e Mihrimasë në shtëpinë e Hyrremit, ku Mihrimaja mund të jetë e sigurtë dhe Hyrremi lumturohet.
Bejazidi del pastaj para turmës së inatosur, duke u kërkuar të mos kërkojnë vdekjen e askujt, pasi vendimi për vdekjen e Mustafait ishte i Sulltanit. Ai arrin ta zbutë turmën që largohet dhe Fatma thotë se ai ka lindur për të qenë mbret, pasi i ngjan babait të saj.
Selimi vjen e lajmëron se Xhihangiri është shumë sëmurë dhe Bejazidi i tregon së ëmës, e cila, edhe pse është shumë e rrezikshme për të, niset të shkojë sa më shpejt te djali i saj. Rrugës, karvani i tyre takohet me karvanin e Sulltanitm, që po sjell trupin e vdekur të Xhihangirit, i cili nuk ka mundur dot t’i shpëtojë vdekjes, me të gjitha përpjekjet e mundimshme të Sulltanit, të cilin tashmë, vdekja e djalit më të dashur, e ka shkatërruar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tavë pule me zarzavate

Next Post

ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE. Nga Artan KRISTO

Advertisement