Ke bërë një njohje të re dhe gjithçka duket se po shkon mirë. Mes jush ka mirëkuptim, joshje dhe pasion, por paralelisht, ekziston edhe një “gjemb” i vogël që të bën të ndjehesh në siklet dhe të kesh pasiguri… Njeriu që njeh dhe me të cilin ke filluar një lidhje, nuk t’i ka shprehur ende hapur mendimet e veta, nuk të ka thënë nëse do një lidhje të qëndrueshme dhe serioze, apo preferon të keni një lidhje të lirë… Para se të nxjerrësh përfundime të nxituara, mjafton të mësosh se cilës shenje horoskopi i përket, që të kuptosh më mirë cilat janë objektivat reale të njeriut që ke njohur, por edhe si ta menaxhosh më mirë lidhjen me të. Mos harro se, shpeshherë, për të bërë realitet dëshirat, nuk ka nevojë për mundim, por për zotësi!
DASHI
Dashi e fillon çdo lidhje me një stil të lehtë, të relaksuar, sipërfaqësor, shpejt dhe me nxitim… Nuk i preferon shumë angazhimet dhe, për këtë arsye, u rrëshqet lehtë situatave kur vihet nën presion, por edhe bisedave që kanë lidhje me këtë, të tipit “Çfarë do të bëhet me ne në të ardhmen?”. Sado seriozisht ta ketë marrë një Dash në fillim lidhjen e tij, nuk bëhet fjalë të të thotë “dua diçka të qëndrueshme me ty”. Për këtë arsye, e vetmja mënyrë për ta sjellë në pikën ku do është të manovrosh me diplomaci. Meqë është në stilin e tij dhe i pëlqen kur e kundërshtojnë… mos i ushtro presion për një lidhje të qëndrueshme, por bëje që të të vijë ai nga pas! Si t’ia arrish kësaj? Mos rri gjithmonë në pritje të telefonatave të tij, vazhdo me aktivitetet e tua dhe shihe lidhje me qetësi e relaks.
Që të ketë një lidhje serioze, Dashi ka nevojë për: Sinqeritet, veprim dhe aventurë.
DEMI
Në përgjithësi, Demi është nga ato shenja që nuk kërkojnë aventura të lehta, por diçka më të thellë dhe thelbësore, sepse u pëlqen qëndrueshmëria në jetën e tyre emocionale. Megjithatë, mos mendo se, që në fillim të njohjes, kur sapo keni krijuar lidhjen, ajo do të jetë e qëndrueshme, pasi Demi kërkon kohë që të marrë një vendim, që të sigurohet dhe t’i dedikohet plotësisht partnerit. Paralelisht, duhet të plotësohen edhe disa kushte, domethënë, të keni të njëjtat shije, të jeni që të dy në fazën kur doni të krijoni një lidhje të qëndrueshme dhe të përmbushen të gjitha kushtet që i ka vënë vetes. Për këtë arsye, vetëm koha do ta tregojë çfarë është ajo që kërkon realisht prej teje. Dije vetëm se nuk do të tallet me ty dhe nuk do të të mashtrojë!
Që të ketë një lidhje serioze, Demi ka nevojë për: Kohë, qëndrueshmëri dhe erotizëm…
BINJAKËT
Lojcaku i zodiakut ndjehet nën presion vetëm nga mendimi i një lidhjeje serioze dhe afatgjatë… Kjo është si t’i thuash të rrijë dy muaj i mbyllur në shtëpi, ku do të ndjehej si në burg! Kjo nuk do të thotë se me të nuk mund të kesh një lidhje të qëndrueshme, por që t’ia dalësh mbanë, duhet të jesh e aftë të ndjekësh ritmet e tij të ndryshimit të humorit dhe sigurisht, të përshtateni së bashku nga ana intelektuale. Binjakët duan lojë të vazhdueshme, nuk u pëlqen të kenë një lidhje ku ekzistojnë vazhdimisht grindje, probleme, mosmarrëveshje dhe pyetje të tipit “Çfarë do të bëhet me ne?”! Që të qëndrojë përherë përkrhah teje, duhet t’i lësh liri të pakufizuar dhe të bëhesh shoku i tij i ngushtë.
Që të ketë një lidhje serioze, Binjakët ka nevojë për: Komunikim, lojë, liri.
GAFORRJA
Ecuria e lidhjes tënde me Gaforren varet nga gjendja shpirtërore në të cilën ndodhet ai në periudhën e njohjes suaj. Në përgjithësi, nuk i pëlqejnë aventurat e shkurtra erotike, kërkon shokun e jetës… por shpesh, ka vetinë të nxitohet në një lidhje, ndërkohë që nuk është ende gati emocionalisht. Për këtë arsye, trego pak kujdes e përmbajtje në fillim dhe sigurohu për diçka vërtet të rëndësishme: I ka mbyllur të gjitha llogaritë me të kaluarën? Nëse një Gaforre nuk e ka harruar ende lidhjen e mëparshme, nuk është i gatshëm të bëjë përpara në një lidhje të re.
Që të ketë një lidhje serioze, Gaforrja ka nevojë për: Emocion, ndjenja, siguri.