Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta kuptosh nëse lidhja me të është serioze?

Ke bërë një njohje të re dhe gjithçka duket se po shkon mirë. Mes jush ka mirëkuptim, joshje dhe pasion, por paralelisht, ekziston edhe një “gjemb” i vogël që të bën të ndjehesh në siklet dhe të kesh pasiguri… Njeriu që njeh dhe me të cilin ke filluar një lidhje, nuk t’i ka shprehur ende hapur mendimet e veta, nuk të ka thënë nëse do një lidhje të qëndrueshme dhe serioze, apo preferon të keni një lidhje të lirë… Para se të nxjerrësh përfundime të nxituara, mjafton të mësosh se cilës shenje horoskopi i përket, që të kuptosh më mirë cilat janë objektivat reale të njeriut që ke njohur, por edhe si ta menaxhosh më mirë lidhjen me të. Mos harro se, shpeshherë, për të bërë realitet dëshirat, nuk ka nevojë për mundim, por për zotësi!

SHIGJETARI
Nëse pyet ndonjë Shigjetar: “Domethënë, tani ne quhemi të lidhur?”, ka shumë mundësi që të largohet paksa, vetëm për të të dhënë të kuptosh se nuk duhet të presësh kaq shumë prej tij. Shigjetari nuk hyn nëpër kallëpe, do të ndjehet i lirë dhe sigurisht, i pëlqen të mos japë llogari askund… Shumica e lidhjeve të tij fillojnë me stil të lirë dhe vazhdojnë me seriozitet, kur ai të ketë rrëzuar pengesat e mbrojtjes së tij. Mënyra më e mirë për t’u përballur dhe për të vepruar me këtë njeri është të mos e marrësh shumë seriozisht, që të mos kesh shumë kërkesa… Që t’i fitosh zemrën, mjafton të keni së bashku një rreth shoqëror dhe të komunikoni sa më shumë.
Për një lidhje serioze, Shigjetari ka nevojë për: Liri, veprim, aventurë.

BRICJAPI
Bricjapi është njeri serioz, i përgjegjshëm dhe logjik, por kjo nuk do të thotë medoemos se në këtë periudhë të jetës së tij kërkon të ketë një lidhje të qëndrueshme dhe të përhershme! Me siguri, do të kesh lexuar se Bricjapi është njeri me vlera etike dhe parime, i pëlqen tradita dhe familja, por ajo që duhet të kesh parasysh është se është njeri që i kushton rëndësi seksit dhe, që të lidhet seriozisht, duhet të ketë provuar më parë eksperienca të ndryshme seksuale (sidomos nëse është burrë!). Pastaj do ta vërtetosh se do diçka serioze dhe të qëndrueshme me ty, kur do të të dedikojë një pjesë të konsiderueshme të programit të jetës së tij të përditshme dhe kur do të fillojë të të njohë me miqtë dhe familjen e tij!
Për një lidhje serioze, Bricjapi ka nevojë për: Qëllime të përbashkëta, seriozitet, pozicion të mirë shoqëror.

Advertisement

UJORI
Asnjë lidhje nuk është detyruese për mikun tonë Ujor, i cili nuk përpiqet të kategorizojë në mendjen e tij lidhjet sentimentale në të qëndrueshme, të lira, të përhershme apo të përkohshme. Ai është i mendimit se lidhjeve të njerëzve nuk u duhen vënë etiketa. Për këtë arsye, është mjaft liberal, me mendje të hapur dhe përparimtare, ndaj shpeshherë, lidhjet e tij marrin një drejtim jo shumë serioz, për shkak se atij nuk i pëlqejnë detyrimet… Që të shmangësh dramat sentimentale, mjafton të dish se vepron në mënyrë të paparashikuar, pa e menduar gjatë dhe për pasojë, mund të bëjë lëvizje të nxituara… Nëse i fiton zemrën si njeri, është e sigurtë se përveçse një partner, do të kesh fituar në jetë edhe një mik të përhershëm.
Për një lidhje serioze, Ujori ka nevojë për: Rehati, rinovim, rrezik.

PESHQIT
Peshqit, në përgjithësi, janë në kërkim të një lidhjeje të qëndrueshme e të përhershme dhe nuk janë të prirur për lidhje të lira. Çështja është se me fjalë, jemi të gjithë të mirë, por me vepra, gjërat ndryshojnë… Problemi qëndron në atë që Peshqit imagjinojnë në mendjen e tyre një histori dashurie të mrekullueshme dhe romantike, por shpejt, ky romantizëm mund të largohet dhe të shkojë te një person tjetër që e ka bërë për vete… Paqëndrueshmeria erotike është një tipar i tij karakteristik! Kjo nuk do të thotë se nuk ekziston mundësia që të kërkojë diçka më të qëndrueshme dhe jetëgjatë, por, që lidhja juaj të bëhet e tillë, duhet të ndjenja juaj t’i rezistojnë kohës…
Për një lidhje serioze, Peshqit ka nevojë për: Romancë, butësi, ndjenjë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

- A jemi ne një popull që bën bamirësi? A keni bërë ndonjëherë punë vullnetare? Arta.

Next Post

- Si e shikoni faktin që ua mësojnë shkronjat dhe numrat fëmijeve që në kopësht? Mos vallë është një ngarkesë psikologjike? Sonila.

Advertisement