Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si mund të ndërtoj muskuj barku të bukur?

– Kam shumë probleme me barkun… Gjithandej trupin e kam të tonifikuar, ndërsa muskujt e barkut s’më pëlqejnë fare. Së pari, barku më rri shumë i fryrë dhe së dyti, nuk duket si një bark i palestruar. A mund të më thoni si t’i stërvis më mirë muskujt e barkut? Faleminderit.

Mario instruktor: – Dihet që muskujt e barkut janë pjesa e trupit më e vështirë për t’u realizuar dhe për të pasur atë rezultat që dëshiron çdo femër dhe mashkull. Për fryrjen, duhet të bëni kujdes se ndoshta ndërkohë që stërviteni, e mbani frymën dhe kjo shkakton fryrje. Po kështu, pas çdo ushtrimi, është mirë të bëni streçing. Për të pasur muskuj barku të bukur dhe të formuar nuk mjaftojnë vetëm ushtrimet e barkut në tapet, por edhe të ushqyerit, edhe aktiviteti aerobik. Muskujt e barkut ndahen në dy pjesë, në zonën e lartme dhe ajo e poshtme. Megjithëse bëhet fjalë për një muskul, pra, atë të barkut, është mirë të bëhen ushtrime të veçanta për të dyja zonat. Po kështu, duhet të bëni ushtrime edhe për anësoret e barkut. Dhe, kini kujdes, gjatë kohës që bëni ushtrimin, pra, kur jeni të tendosur, duhet ta nxirrni frymën jashtë. Këshillohet të nxirrni të gjithë ajrin edhe kur jeni duke punuar me muskuj të tjerë. Kur e mbani frymën, muskujt, siç ju thashë më sipër, marrin formë të rrumbullakët dhe ju krijojnë ndjesinë e fryrjes. Realisht, ashtu duken. Frymëmarrja ka shumë rëndësi në kryerjen e çdo ushtrimi, duhet të bëhet sa më e saktë. Sa herë që tendoseni, në çdo lloj ushtrimi, duhet të nxirrni frymën. Kur jeni në gjendje fillestare, merrni frymë thellë. Frymëmarrja e saktë ju ndihmon gjithashtu që të mos keni dhimbje muskulare që i shkakton zakonisht ushtrimi.

– Nëse nuk i bëni ushtrimet e sakta, mund t’ju shkaktojnë shumë dëmtime sidomos në fund të shpinës. Duhet të përqendroheni tek ata muskuj me të cilët po punoni. Më mirë bëni pak ushtrime dhe të sakta, sesa shumë dhe asnjë të saktë. Nëse ndjeni dhimbje mesi, duhet ta ndaloni menjëherë ushtrimin dhe të gjeni ushtrime që nuk ju shkaktojnë dhimbje të tilla. Gjithsesi, ushtrimet aerobike ju ndihmojnë shumë të keni muskuj barku të tonifikuar dhe të bukur. Bëni ushtrime aerobike të paktën 20-30 minuta, tre herë në javë sepse këto ushtrime ndihmojnë për të hequr shtresën e dhjamit dhe pas kësaj, është më e lehtë të ndërtohen muskuj të tonifikuar dhe të saktë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fiori ofendohet rëndë, publikon ofendimin...

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement