Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si do jetë e ardhmja juaj?

Të mendosh për të ardhmen është si të përballesh me një pasqyrë të mbuluar me avull, shumë të vagullt… Megjithatë, veprimet tona të përditshme përballë njerëzve që na rrethojnë (në familje, shoqëri dhe punë), zbulojnë gjendjen tonë shpirtërore në lidhje me motivimet e ndryshme të jetës sonë, qofshin ato të sferës private apo profesionale. Bëni këtë test për të zbuluar prioritetet e viteve të ardhshme…

1. Shtëpinë e ëndrrave tuaja, e imagjinoni:
a. Moderne, origjinale.
b. Plot sharm, të ngrohtë, mikpritëse.
c. Të madhe, luksoze, me pishinë, sauna, xhakuci.

2. Që pushimet e verës të jenë të suksesshme, ato duhet të kenë para së gjithash:
a. Risi, të ndryshojnë jetën e përditshme dhe zakonet
b. Relaks, çlodhje, diell.
c. Udhëtime, eksperienca, zbulime.

Advertisement

3. Ju ndodh ndonjëherë të shëtisni nëpër rrugë, pa asnjë arsye:
a. Shpesh
b. Kurrë
c. Nganjëherë

4. Do ta kishit të vështirë të rrinit një javë:
a. Pa televizor, ose pa kompjuter
b. Pa ujë të ngrohtë për t’u larë
c. Pa rrjet telefonik për të telefonuar

5. Për t’u relaksuar, ç’lloj leximi preferoni ju?
a. Një revistë
b. Një roman
c. Një libër me kartona

6. Çfarë shansi, sapo keni fituar të drejtën për të blerë gjëra falas për 2 orë rresht në një dyqan të mrekullueshëm rrobash. Ju, zgjidhni:
a. Modele të të gjitha stileve, për t’u zbavitur
b. Maksimumin e gjërave të mundshme dhe të masave të ndryshme, që të përfitojnë edhe shoqet/shokët tuaja.
c. Vetëm gjëra të shtrenja dhe firmato.

7. Avioni juaj është një orë me vonesë. Për të kaluar kohën, ju:
a. Prisni duke u zbavitur, duke parë njerëzit që kalojnë.
b. Blini një revistë, ose bëni telefonata
c. Ecni lart e poshtë nëpër aeroport, duke parë orën çdo pesë minuta.

8. Nesër në mëngjes duhet të ngriheni shumë herët, pasi keni një takim shumë të rëndësishëm. Në mesnatë, bie telefoni! Ju merr shoqja e ngushtë, e cila nuk ndjehet mirë dhe ka nevojë të flasë me ju:
a. Ia hapni telefonin dhe i thoni se do ta merrni nesër.
b. Aq më keq për ju, do të flini më pak, por do ta dëgjoni.
c. Nuk ia hapni telefonin, është shumë vonë…

9. Ndërmjet këtyre kritereve, cili është më i rëndësishmi për blerjen e celularit tuaj:
a. Pamja
b. Thjeshtësia
c. Teknologjia

10. Për ditëlindjen tuaj, prindërit ju kanë hapur një llogari bankare. Reagimi juaj:
a. Ç’është kjo?
b. Dhuratë jo shumë festive, por e këndshme
c. Ide e shkëlqyer; të paktën është e dobishme.

11. Gjëja më e bezdisshme që mund të thonin të tjerët për ju:
a. Çfarë humori ka, hajde ta durosh! Duket si një kalama 4 vjeç.
b. Bisedat që bën, nuk janë kush e di se çfarë!
c. Asaj/atij i intereson vetëm vetja e vet!

12. Ajo që ka rëndësi në zgjedhjen e një doktori:
a. Gatishmëria e tij
b. Mirësjellja, aftësia për të dëgjuar
c. Kompetencat

13. Një lajm befasues: Ju do të bëheni ministër! Mos kini merak, do t’ju japin një ekip njerëzish shumë kompetentë. Ju takon të zgjidhni mes këtyre tre ministrive:
a. Sportet dhe rinia
b. Kultura
c. Turizmi

14. Kur bie zilja në mëngjes:
a. Ju ngriheni maksimumi brenda 10 minutave
b. Nganjëherë, ju zë gjumi prapë
c. Ngriheni menjëherë, ose pothuajse menjëherë.

15. Kur shkoni te parukieri:
a. I lini atij dorë të lirë, pasi ju pëlqen të ndryshoni model
b. Nuk ndryshoni shumë, vetëm pak.
c. E keni të qartë në kokë se çfarë dëshironi.

Rezultatet:
Nëse keni më shumë a. Ju kërkoni fantazi, risi!
Mbi të gjitha, e ardhmja nuk duhet t’i ngjajë së shkuarës! Juve ju duhet ndryshim, përndryshe ç‘kuptim do të kishte? Ajo që ju zbavit dhe ju stimulon kur mendoni për të ardhmen është risia, hapja ndaj projekteve ekzaltuese, befasuese. Fakti që nuk e dini si do të jetë e ardhmja, nuk ju mërzit, përkundrazi, kështu mund t’i lejoni vetes të keni gjithfarë shpresash. Ju mund të keni shumë idera, të ëndërroni, të eksploroni rrugë të ndryshme, origjinale. Megjithëse nuk keni ende një orientim shumë të saktë, ju e keni përcaktuar se çfarë nuk doni, pra, një jetë me rutinë, shumë të qetë. Objektivi juaj nuk është medoemos të hidheni me kokë në aventura të papara, por nuk bëhet fjalë të mbylleni në rutinën e përditshme. Mërzia është pak armiku juaj. Mbase ju e keni marrë tashmë «dozën» e saj dhe nuk doni ta shtoni më shumë! Mbase jeta ju është dukur paksa monotone në disa raste? Ju takon juve ta ngjyrosni me projekte të guximshme, por edhe të realizueshme, që të mos bini në gabim dhe të mos mërziteni më vonë…

Nëse keni më shumë b. Ju doni të rrethoheni nga njerëzit e duhur
Ju nuk keni një ide shumë të qartë mbi mënyrën si e imagjinoni dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Horizonti juaj është i hapur, ju u lini një vend të madh fatit, takimeve, surprizave të jetës. Nuk keni dëshirë të planifikoni gjithçka më parë, por një gjë është e sigurtë: Jeni shumë i/e lidhur me cilësinë e jetës suaj të përditshme. Ju nuk doni të sakrifikoni kënaqësitë e vogla të përditshme pë të arritur një objektiv ambicioz. Ata që keni më shumë për zemër, janë njerëzit që ju rrethojnë. Miqësia zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën tuaj dhe ju keni qëllim të vazhdoni të ndani me të momente shkëmbimi dhe zbavitjeje! Kjo nuk ju pengon të mendoni për të ardhmen tuaj profesionale, por duke ruajtur në maksimum kontaktet njerëzore. Juve ju pëlqen të punoni në një grup të këndshëm, solidar dhe të ngrohtë. Gjithashtu, një rëndësi thelbësore ka për ju partneri/ja dhe lidhja juaj sentimentale. Pas kësaj aspirate për harmoninë, thelbësore në sytë tuaj, fshihet mbase frika nga konfliktet, lëndimet, përballjet? Ka shumë mundësi…

Nëse keni më shumë c. Qëllimi juaj është të keni sukses në jetë
E ardhmja, duhet të jetë më e mirë se e sotmja! Kjo është ajo që ju motivon dhe për këtë punoni me të gjitha forcat tuaja. Ju e dini mirë se suksesi nuk bie nga qielli! Atëhere ju përpiqeni të gjeni mënyrat për të realizuar projektet tuaja. Keni ambicie, por pa e tepruar; më shumë karakterizoheni nga serioziteti dhe i mbani këmbët në tokë. Ajo që ju stimulon para se gjithash është dëshira për të qenë krenar për veten, të ndjeni se jeni i/e aftë të arrini objektivat tuaja, të mbështeteni mbi aftësitë tuaja dhe t’ia dilni mbanë. Por nuk është vetëm kjo që ju shtyn përpara. Juve ju pëlqen gjithashtu të përfitoni nga jeta dhe, që të mos privoheni nga kënqësitë e saj, duhet të merrni parasysh aspektin material. Ju nuk e synoni pasurinë me çdo kusht, por doni të jeni i/e sigurtë se nuk do t’ju mungojë thelbësorja dhe, bile, pak më shumë se kaq. Mbase pas kësaj dëshire për t’ia dalë mbanë ka pak shqetësim? Keni frikë për të ardhmen, të panjohurën dhe gjithë rreziqet që e shoqërojnë? Është një motivim më shumë për t’ia dalë mbanë; përdoreni!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gatuhet pica që nuk prishet jashtë frigoriferit për tre vjet!

Next Post

A mund të dal në pension të parakohshëm?

Advertisement