Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sarandë, kapen 35 klandestinë sirianë dhe palestinezë

arandë, rreth orës 19 : 30 në vëndin e quajtur Bunec në Komunën Lukovë, shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë kanë ndaluar një automjet tip Mercedes Benz brënda të cilit ndodheshin 3 persona, 2 shtetas shqiptare dhe një shtetas i huaj i cili mendohet të jetë me kombësi siriane të cilët u shoqëruan në ambientet e Komisaritit të Policisë.

Menjëherë në lidhje me këtë rast nga shërbimet e  Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me repartin Delta Forcë Vlorë janë organizuar shërbime të përbashkëta me qëllim parandalimin e një trafikimi të mundshëm të personave të tjerë të huaj.

Në vijimësi, nga shërbimet e përbashkëta të policisë rreth  orës 20 : 40 në veri të fshatit Lukovë dhe pikërisht në vëndin e quajtur ish-SMT, i është bërë shenjë të ndalojë një automjeti tip fugon mallrash i markës Fiat me targa FR 6650 C, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur forcave të policisë por ka manovruar duke u futur në një rrugë dytësore dhe menjëherë ka braktisur mjetin në ecje e sipër i cili, fatmirësisht pasi ka bërë disa metra është ndalur në anë të rrugës duke rrezikuar të rrëzohet nga disa dhjetëra metra lartësi. Nga kontrolli i fugonit brënda tij janë gjetur 34 persona shtetas të huaj të cilët mendohet se janë kryesisht sirianë dhe palestinezë, mes tyre 2 gra dhe 2 femijë.

Advertisement

Menjëherë nga shërbimet e policisë është dhënë ndihma e menjëhershme dhe është bërë nxjerrja e tyre pa u lënduar nga automjeti i cili rrezikonte të rrëzohej dhe shoqërimi për në komisariat. Janë organizuar shërbime dhe po kryhen kërkime në të gjithë zonën me qëllim kapjen e personit i cili braktisi automjetin që drejtonte. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se targat e automjetit tip furgon janë të fallsifikuara. Mendohet që klandestinët kanë hyrë nga kufiri i gjelbër me Greqinë dhe se do të trafikoheshin në drejtim të Kufirit me Malin e Zi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Valer Kolnikaj: Do të jem bisha e Dancing!

Next Post

Ai la shtatzanë një handikapate!

Advertisement