Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Po studiohet me hollësi asteroidi Psikeja

Asteroidi Psikeja gjendet në Brezin e Asteroideve midis orbitave të Marsit dhe të Jupiterit, në morinë e trupave të vegjël të këtij brezi dhe dallohet shumë prej tyre nga pesha e tij e rëndë. Ky asteroid është zbuluar në shekullin e XIX nga astronomi italian De Gasparis dhe masa e tij përbën 1 % të masës së përgjithshme të asteroidëve të këtij brezi. Ai rrotullohet rreth Diellit në një orbitë paksa të tërhequr eliptike dhe periudha e rrotullimit të tij zgjat afro pesë vjet. Sipas të dhënave të fundit, Psiheja është një asteroid i madh me sipërfaqe të lëmuar, me përmasat 240х185х145 kilometra. Periudha e rrotullimit rreth vetes vazhdon 4,2 orë. Ai u përket asteroidëve pak të studiuar, me përmbajtje të lartë metali dhe dallohet për dendësinë e tij të madhe. Dendësia e tij arrin në 6,5 gramë për çdo centimetër kub, që i përgjigjet dendësisë së disa lloj metaleve me ngjyra. Në këtë asteroid, mungojnë krejtësisht ujët dhe lagështira, ndërsa mbi sipërfaqen e tij, thithet e ruhet për një kohë të gjatë nxehtësia. Mendohet se Psikeja duhet të ketë një fushë manjetike shumë më të fuqishme se ajo e sivëllezërve të tjerë të Brezit të Asteroidëve. Tani, shkencëtarët kanë vendosur ta studiojnë këtë asteroid nga afër, me anë të sondës DAVVN, gjë që veç të tjerave do të kushtojë edhe më pak. Për studimin e tij të hollësishëm do të hidhet në orbitë rreth tij një satelit, i cili mendohet të qëndrojë gjashtë muaj. Me ndihmën e aparateve të posaçme do të kryhen fotografime topografike, të cilat do të japin mundësi për të studiuar hollësisht jo vetëm sipërfaqen, por edhe përmbajtjen e tij, fushën manjetike dhe atë të gravitacionit. Shpenzimet e studimit do t’i marrë përsipër NASA. Po të aprovohet ky projekt shumë i guximshëm, atëhere ekspedita do të niset brenda vitit 2015. Kjo ekspeditë, veç të tjerave, do të japë mundesi të studiohet lindja dhe formimi i vetë Sistemit tonë Diellor, do të zbulohen të fshehtat e ndërtimit të brendshëm të planeteve dhe asteroideve.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Adelina Tahiri bën tatuazh në krahun e të dashurit

Next Post

Për çfarë na ndihmon vëzhgimi i zogjve?

Advertisement