– Jam 40 vjeçe dhe jam lidhur me një person 52 vjeç për lidhje serioze. Por tani dua të ndahem nga ky person sepse kuptova që nuk donte lidhje serioze. Pavarësisht kësaj nuk më lë të qetë, më thotë shpesh që më don, se nuk do më dojë askush si ai, është agresiv dhe shpesh në telefon më ofendon. Me pak fjalë është bërë i padurueshëm. Në vend që të qetësohem kur takohem me të, acarohem me të. Si mund ta largoj nga vetja, a është kjo zgjedhja e duhur sepse ai nuk do të ndryshojë kurrë?
Advertisement