Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Me ke shenje shkon BRICJAPI?

Bricjapi-Peshorja
Një marrëdhënie miqësore mes Bricjapit dhe Peshores nuk ka premisa të mira. Është e thjeshtë: Një Bricjap nuk e duron dot Peshoren dhe kjo ndjenjë është e ndërsjellë. Ata nuk kuptohen fare me njëri-tjetrin. Në përgjithësi, të lindurit në këto dy shenja vështirë se lidhin miqësi. E vetmja mundësi kur ata mund të bisedojnë së bashku, është kur janë të dehur që të dy, por edhe në këtë rast, situata mund t’u shpëtojë nga duart…

Bricjapi-Akrepi
Kombinimi mes një Bricjapi dhe një Akrepi nuk është shumë i këshilluar nga yjet. Në pamje të parë, gjithçka e vë kundër Bricjapin me natyrë të mbyllur, me Akrepin karizmatik dhe llafazan, por pasi ka kaluar faza e parë e njohjes, Bricjapi dhe Akrepi mund të bëhen miq të mirë. Megjithatë, ata duhet të bëjnë kujdes, pasi që të dyve nuk u pëlqen të humbasin. Nëse duan të bëjnë lojëra shoqërore (letra, mos u nxeh, etj.) duhet të jenë në të njëjtin ekip, sepse përndryshe, mund të nxehen gjakrat!

Bricjapi-Bricjapi
Fraza që thotë se “gjërat e ngjashme, afrohen” merr gjithë kuptimin e vet në një miqësi që lidh dy të lindurit në shenjën e Bricjapit. Këta dy miq do të jenë në harmoni të plotë, pasi lidhja e tyre është bazuar në respektin reciprok. E vetmja e metë e tyre është se janë shumë seriozë dhe u mungon nganjëherë sensi i aventurës. Megjithatë, nëse kanë besim te njëri-tjetri, ato mund të bëjnë gjëra çudibërëse së bashku. Mund t’i shohësh duke u tundur në pistën e vallëzimit, duke bërë koreografi, etj. Në fund, mund të themi se Bricjapi mund të tregohet shumë zbavitës kur rrethohet nga miqtë e ngushtë.

Advertisement

Bricjapi-Ujori
Ujori dhe Bricjapi mund të jenë miqtë më të mirë të botës, sepse e vlerësojnë reciprokisht njëri-tjetrin. Secili ka cilësi që plotësojnë ato të tjetrit. Binomi Ujor-Bricjap është shumë i mirë për të pasur sukses në mësime, për të lozur me letra, ose për të fituar një turne tenisi dyshe. Në një mbrëmje mes miqsh, të gjithë do ta kenë zili miqësinë dhe mirëkuptimin e Ujorit dhe Bricjapit. Kjo miqësi mund të transformohet nganjëherë në një histori të bukur dashurie.

Bricjapi-Peshqit
Një marrëdhënie e qëndrueshme dhe e thellë, kështu është miqësia mes një personi të shenjës së Peshqve dhe një Bricjapi. Shpirti i rafinuar i Bricjapit do të kënaqet nga shpirti artistik i Peshqve. Daljet mes tyre mund të bëhen në një ekspozitë, shfaqje teatrale, ose një shëtitje në natyrë. Që të dy ata janë të qetë dhe mund të krijojnë një miqësi jetëgjatë, me kusht që Peshqit të kuptojnë nevojën për vetmi dhe izolim që mund të ndjejë ngadonjëherë Bricjapi.

Bricjapi-Dashi
Një miqësi kalimtare mes të lindurve të shenjave të Bricjapit dhe Dashit është e mundur, bile mund t’i pasurojë ata reciprokisht. Ndërkohë që Bricjapi, i rezervuar, i sjell qetësi dhe ekuilibër Dashit, ky i fundit i lejon të kapërcejë limitet e veta dhe të guxojë. Por, përballë një Dashi tepër të apasionuar, që kënaqet kur hyn në veprim, Bricjapi që merret më shumë me aktivitete intelektuale, mund të ndjehet i keqpozicionuar. Kështu, pra, një miqësi e fortë dhe jetëgjatë është e vështirë të ndodhë mes atyre të dyve.

Bricjapi-Demi
Një miqësi mes Bricjapit dhe Demit nuk është edhe aq e lehtë. Ajo do të përbëhet nga ndarje dhe ribashkime. Megjithatë, nëse këta dy persona do të dinë ta pranojnë tjetrin ashtu siç është, mund të bëhen miq shumë të mirë. Një Bricjap dhe një Dem duhet të respektohen reciprokisht, për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin. Intelektualë dhe konkurrentë, mund t’i shohësh shpesh duke luajtur lojëra shoqërore. Megjithatë, ata duhet të kenë pranë miqtë e tjerë për t’i ndarë, sepse që të dyve nuk u pëlqen të humbasin. Aspekti pozitiv është se pajtohen edhe shumë lehtë.

Bricjapi-Binjakët
Një marrëdhënie miqësore mes të lindurve të shenjës së Bricjapit dhe Binjakëve nuk këshillohet nga yjet. Karakteri i paqëndrueshëm dhe me hënë i Binjakëve mund ta lodhë Bricjapin. Megjithatë, falë aftësive komunikuese të Binjakëve, ata mund të bëhen miqtë më të mirë të botës. Në një marrëdhënie miqësore, Bricjapi do të vlerësojë anën e lehtë të Binjakëve. Për daljet në diskotekë, Bricjapi, që është i ndrojtur, ka nevojë për mikun e tij Binjakët, që të joshë seksin e kundërt.

Bricjapi-Gaforrja
Yjet parashikojnë një marrëdhënie miqësore të mirë mes të lindurve në shenjën e Bricjapit dhe të Gaforres. Bricjapi, shenjë Toke dhe Gaforrja, shenjë Uji, zotërojnë karakteristika që plotësojnë shumë mirë njera-tjetrën. Bricjapi di të gjejë fjalët për të qetësuar mikun e tij Gaforre; karakteri i Gaforres e bën pak më të shkujdesur karakterin e Bricjapit. Në këtë lidhje shumë të hormonishme, mund t’i shohësh Gaforren dhe Bricjapin të nisen për aventurë të dy, ose të praktikojnë të njëjtin sport së bashku.

Bricjapi-Luani
Një lidhje miqësore mes Bricjapit dhe Luanit nuk është e këshillueshme. Në fakt, ata të dy nuk merren vesh shumë me njëri-tjetrin. Pesimizmi i Bricjapit ia arrin të ndikojë negativisht në humorin e mirë të Luanit. Preferohet pra që këto dy shenja ta evitojnë njëra-tjetrën. Temperamenti i fortë që zotërojnë të dy, shton rrezikun e përplasjeve. I vetmi shkëmbim mes tyre do të ishte një “mirëdita-mirëmbrëma”; kaq. Dhe, mos prisni shumë nga jeta, pra, që ata ta bëjnë këtë me buzëqeshje në buzë.

Bricjapi-Virgjëresha
Një Bricjap nuk ka shumë miq, por midis tyre do të gjendet deomos një Virgjëreshë. Yjet thotë se në fillim, një miqësi mes Bricjapit dhe Virgjëreshës duket e vështirë, por pasi janë bërë miq, ata janë të pandarë. Kështu, të dy miqtë mund të qëndrojnë vite pa u parë, por miqësia e tyre nuk do të pësojë asnjë lëkundje. Në një festë mes miqsh, Bricjapi do ta mbrojë mikun e tij Virgjëreshë, nëse gjuhët e këqija do ta shajnë pas shpine.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si jane burrat e vertete? 10 mite që duhen rrëzuar!

Next Post

Pyetjet që ëndërrojnë të bëjnë gratë në takimin e parë

Advertisement