Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Leonora Poloska: Të dashurin e mbaj veç për vete!

Nëse jeni duke lundruar me pultin tuaj nëpër kanale televizive, sigurisht që nuk do t’ju shpëtojë pa parë klipi që vjen nga Leonora Poloska, titulluar “Me neve”, ku baladat tanimë i lënë vendin muzikës rrep. Një bashkëpunim me B- boy, e sjell këngëtaren në një eksperimentim të ri muzikor, që i shkon mjaft për shtat. A ka vendosur ajo të rikthehet fuqishëm në muzikë? A ka projekte të reja që e presin? A po jeton një histori dashurie? Le ta lëmë më mirë Leonorën të përgjigjet…

Arjana Bregu: – Leonora, u bënë të lodhshme baladat që këtë herë kemi një këngë rrep?
Leonora Poloska: – (Buzëqesh) Jo, kurrsesi. Unë në balada e gjej veten, mirëpo më pëlqen të jem universale sa i përket muzikës.
– Pjesa e rrepit është shumë interesante dhe duket se ti e bën mjaft mirë. Mendon se të shkon më shumë roli i vajzës së mirë, apo asaj të keqe?
– Si mendoni ju? (Buzëqesh)
– Mund të kishe zgjedhur çdo reper tjetër për këngën… Pse pikërisht B-boy?
– Sepse është një djalë muzikal dhe u përshtatëm mjaft mirë në këtë bashkëpunim.
– Do të bëje një klip ku të merrje edhe të dashurin me vete?
– Asnjëherë, të dashurin e mbaj veç për vete! (Buzëqesh)
– Fakti që ke munguar gjatë në muzikë, të ka frymëzuar mjaftueshëm për të vazhduar intensivisht në këtë fushë?
– Definitivisht, mund të thuhet se po.
– A ka Leonora kundërshtarë në muzikë?
– Është e natyrshme. Çdo gjë, sipas Ajnshtajnit, është relative. (Qesh)
– Cila është për ty kënga më e mirë e të gjitha kohërave?
– “Let it be”.
– Po aktivizohesh me koncerte apo mbrëmje muzikore aktualisht?
– Këto janë synimi dhe axhenda ime për momentin.
– Cili ka qenë suksesi yt më i madh në jetë?
– Jam duke e pritur. (Buzëqesh)
– Jashtë muzikës, çfarë ta bën të bukur ditën?
– Dielli.
– Ke dashur ndonjëherë të biesh në peshë apo ta kesh munduar veten me dieta të rrepta?
– Dieta të rrepta jo, por vetëm ushtrime dhe ushqim të shëndetshëm, të ekuilibruar.
– Çfarë rregulli ke zakonisht kur nis të zgjedhësh dhuratën për dikë?
– Jam spontane.
– Kohëve të fundit, është kthyer gati në trend shtatzania…
– Për momentin, fokusin e kam në gjëra të tjera.
– Cilat janë idetë e tua për një shtëpi të ngrohtë?
– Harmonia.
– Cila është fusha ku do të doje të hidheshe në veprim tani?
– Në atë të kreativitetit, të krijimit të diçkaje me vlerë.
– Të pëlqen të bësh plane afatshkurtra apo afatgjata?
– Varet për çfarë bëhet fjalë…
– Ndodh të të prishen planet në minutën e fundit?
– Shumë herë. (Qesh)
– Një ndryshim që e ke vënë re te vetja me kalimin e kohës?
– Përveç ngjyrës së flokëve? (Qesh)
– Si është Leonora jashtë skenës? Ka gjëra që nuk i shfaq në skenë?
– Bëj lakror, laj, pastroj…
– Nëse ndodhesh në shtëpi, e shfrytëzon kohën për të gatuar diçka, për të parë një film apo për të fjetur?
– Të gjitha këto, sipas mënyrës që i ke renditur. (Qesh)
– Çfarë mendon se është tipike e femrave sot?
– Gjithçka, përveç mustaqeve dhe mjekrës. (Buzëqesh)
– Mendimi yt për komunitetin LGBT në Shqipëri?
– No comment.
– Çfarë do t’i thoje një shoqeje që sapo është ndarë nga i dashuri?
– Do të isha reale dhe nuk do t’i mbaja anën nëse do të ishte me faj.
– Për çfarë do t’i jepje fund një lidhjeje të rëndësishme?
– Vetë ideja fund, nuk lë vend për shpjegim.
– Çfarë është e rëndësishme për harmoninë e një çifti?
– Kompromisi.
– A e ke një lidhje të bukur aktualisht?
– Nuk di a ekziston një lidhje e bukur. (Buzëqesh)
– Sa rëndësi i jep fatit në jetën tënde?
– Aspak. Unë gjërat që kam dashur, i kam realizuar me punë.
– Po pamja, në çfarë mase ka ndikuar?
– E kujt? (Qesh)
– Jotja e kujt tjeter? Ke ndonjë defekt ti?
– Ndoshta s’e kam vërejt. (Qesh)
– Cila është një cilësi e jotja?
– Kokëfortësia.
– Për çfarë do të grindeshe me dikë?
– Për zi ose bardhë. (Qesh)
– Cilat janë vlerat më të shtrenjta për ty?
– Karakteri, mbi të gjitha. Prej tij, derivojnë të tjerat…
– Interesohesh për politikën?
– Do, s’do, vetë ajri ta imponon.
– Pushimet i bere në Shqipëri apo jashtë saj? Vendi i preferuar?
– S’ka pushim, vetëm punë! Vendi i preferuar, Honolulu.
– Projekte të reja në muzikë?
– Yes! (Buzëqesh) Të reja, ju presin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pesë të arrestuar nga policia dje natën

Next Post

Çafka egjiptiane (Bubulcus ibis)

Advertisement